Gabimi që bëjnë njerëzit kur mbajnë dietë

Shëndetësia

Gabimi që bëjnë njerëzit kur mbajnë dietë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Autumn Calabrese, një figurë e pashmangshme që fshihet pas programit 21 ditor të humbjes në peshë të Beach Body, ka zbuluar se çfarë e bën një dietë të funksionojë apo të dështojë.

Shumë njerëz, kur fillojnë një dietë, “zhyten” më shumë te vera, patatinat, çokollata apo picat. Ka një arsye për këtë.

Sipas saj keqkuptimi më i madh që amerikanët i bëjnë humbjes në peshë është se ata duhet të mos konsumojnë më ushqimet e tyre të preferuara.

“Një gjë e tillë funksionon për një periudhë kohe dhe mund të keni rezultate, por nëse i riktheheni sërish konsumimit të atyre ushqimeve do të jetë 10 herë më keq,”- shprehet trajnerja për Bussiness Insider.

“Mund të hiqni dorë për pak kohë por asnjëherë përgjithmonë. Kështu që nëse nisni një dietë dhe nuk hani më ushqime karbohidrade apo ushqime, kur t’i riktheheni do të shëndosheni edhe më shumë”- vazhdon ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat