Përfitimet që merr lëkura, nëse e lani fytyrën një herë në ditë

Shëndetësia

Përfitimet që merr lëkura, nëse e lani fytyrën një herë në ditë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 14:37
Ilustrim

Salma Hayek (aktore dhe producente meksikane-amerikane) beson se sekreti i lëkurës së saj të përsosur është që të mos e lajë kurrë atë në mëngjes. Aktorja 54-vjeçare thotë se pas një gjumi të mirë natën, lëkura juaj ka ekuilibrin e përsosur të pehazhit (pH), dhe vetëm një shpëlarje dhe aplikimi i një kremi duhet të jetë e mjaftueshme.

Ja përfitimet që merr lëkura juaj nëse e lani fytyrën vetëm një herë në ditë:

Lëkura juaj mund të bëhet më pak e yndyrshme.

Larja e fytyrës shumë shpesh do ta zhvesh nga vajrat thelbësore që bllokojnë ujin të depërtojë brenda lëkurës, duke e mbajtur atë të hidratuar. Nëse lëkura nuk ka ujë, ajo do të prodhojë më shumë vaj. Përdorimi i pastruesve me përbërës të ashpër do të bëjë që gjëndrat tuaja të prodhojnë shumë vaj, duke ju shkaktuar lëkurë të yndyrshme.

Mund të parandalojë plakjen e parakohshme të lëkurës.

Megjithëse lëkura duket më mirë pas pastrimit, ky efekt është i përkohshëm. Në realitet, kur e lani shumë fytyrën, hiqni qelizat e vdekura të lëkurës që përbëjnë barrierën tuaj mbrojtëse të lëkurës. Pa këtë shtresë mbrojtëse, lëkura është më e prekshme dhe e prirur për rrudha të parakohshme.

Mbron lëkurën nga dëmtimi nga mjedisi.

Shtresa e jashtme e lëkurës është e vetmja shtresë e gatshme të përballojë të gjitha dëmet e mundshme nga mjedisi, sepse shumica e qelizave atje janë të vdekura ose po vdesin. Kur nuk ka mbrojtje të jashtme të qelizave të vjetra, lëkura juaj është ‘e zhveshur’ dhe e ekspozuar ndaj ndotjes së ashpër dhe toksinave nga jashtë.

Lëkura do të jetë më e hidratuar.

Ndërsa është e vërtetë që pastrimi eliminon papastërtitë dhe është një hap thelbësor në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, duke e bërë atë shumë shpesh do ta thani shumë lëkurën. Kur e shpëlani lëkurën me ujë vetëm në mëngjes, ajo nuk do të humbasë vajrat natyralë të nevojshëm që e mbajnë të shëndetshme dhe të hidratuar.

Mund të keni më pak akne.

Larja e shpeshtë e fytyrës do të prishë ekuilibrin e lëkurës, duke shkaktuar acarim dhe skuqje. Ai gjithashtu do të prishë shtresën e sipërme të lëkurës, duke lejuar bakteret të hyjnë në lëkurën tuaj, sepse nuk mund të mbrojë më veten. Kjo mund të shkaktojë inflamacion dhe akne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat