Peshqit që duhen shmangur gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

Peshqit që duhen shmangur gjatë shtatzënisë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Ironia e shtatzënisë, gjatë gjithë kohës jeni e uritur, por nuk mund të hani atë që dëshironi sepse një pjesë e mirë e ushqimeve apo pijeve tuaja të preferuara janë studiuar gjerësisht dhe janë të ndaluara të konsumohen.

Rreziqet më të shumta fetusit i kanosen në trimestrin e parë dhe të tretë, ndaj kujdesi më i madh duhet treguar në këtë kohë kur dhe zhvillimi i fetusit është më i madh. Ndonëse hulumtimet kanë treguar që peshku ndikon pozitivisht në formimin e foshnjës në bark në sajë të acideve yndyrore omega-3 dhe proteinave , jo të gjithë peshqit rekomandohen .

Peshqit me nivele të larta të mërkurit janë ata që duhen shmangur gjatë periudhës së shtatzënisë.

Sushi gjithashtu duhet eliminuar nga regjimi ushqimor pasi prania e salmoneles dhe listeria në këtë ushqim e jo vetëm ndikon negativisht në shtatzëninë e femrave. Peshqit e tjerë që duhen eliminuar nga regjimi ushqimor për 9 muaj janë: Peshk shpatë, Skumbri, Salmon i tymosur dhe Midhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat