Skuqeni kur pini alkool? Duhet ta lini menjëherë

Shëndetësia

Skuqeni kur pini alkool? Duhet ta lini menjëherë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Të refuzosh shotsat apo koktejlet në një të shtunë mbrëma është e vështirë, por duhet të hiqni dorë nga ky zakon nëse pirja e alkoolit shoqërohet me skuqje të fytyrës suaj.

Besohet se kjo gjë është mëse e zakontë për shumë prej nesh, por sipas toksikologëve kjo gjendje njihet në mjekësi si “reaksioni ndaj alkoolit” dhe është për t’u shqetësuar.

Duhet të ndaloni së piri nëse vetë juve apo miqve në tavolinë u ndryshohet tonaliteti i lëkurës pasi kjo është shenjë që reaksioni ka qenë tepër i fortë.

Kjo gjë shkaktohet nga rritja e acetaldehideve në trup, një komponim kancerogjen i cili formohet kur alkooli metabolizohet në mëlçi.

Në periudha afatgjate kjo rrit rrezikun e kancerit të gojës dhe fytit. Efektet anësore të reaksionit përfshijnë: Të përziera; Dhimbje koke ;Rritje të rrahjeve të zemrës etj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat