Nëse hani shpesh banane, këto janë 10 gjërat që duhet t’i dini

Shëndetësia

Nëse hani shpesh banane, këto janë 10 gjërat që duhet t’i dini

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Bananet janë shumë të shijshme, por përveç kësaj ka edhe një varg përfitimesh shëndetësore që vinë nga konsumi i tyre.

Parandalojnë humbjen e kalciumit:

Duke parandaluar humbjen e kalciumit, bananja ndihmon që eshtrat dhe dhëmbët të jenë më të shëndetshëm dhe më të fortë.

Rrisin funksionin e trurit:

Bananet janë të pasura me kalium, që  është i dobishëm për aktivitetin e duhur të trurit duke rritur aftësitë njohëse dhe arsyetuese.

Ndihmon në parandalimin e kancerit të veshkave:

Kalciumi parandalon formimin e gurëve në veshka, të cilët mund të çojnë në kancer.

Lufton aneminë:

Banania përmban shumë hekur, që është mjaftë efektiv në rritjen dhe forcimin e gjakut si dhe luftimin e anemisë.

Ndihmon tretjen:

Banania mund të ndihmojë shumë sistemin e tretjes e sidomos kontribuon në kontrollin e lëvizshmërisë së zorrëve.

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak:

Bananet janë shumë të mira për njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti sepse rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Ju mbron nga sulmi në zemër:

Vitaminat tek ky frut janë të dobishme për zemrën duke rregulluar punën e saj. Konsumi i rregullt parandalon rrezikun e sulmeve.

Lufton depresionin:

Kur konsumoni banane tripofani konvertohet në serotoninë e cila luan rol të rëndësishëm në gjendjen tuaj të humorit.

Lufton inflamacionin:

Përmbajtja e lartë e vitaminës B6, lufton inflamacionet e nyjeve. Gjithashtu konsumi i bananeve lufton diabetin e tipit II dhe ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.

Rrit nivelin e energjisë:

Banania rrit nivelin tuaj të energjisë. Pra, këshillohet që para se të shkoni në palestër ose në vrapim të hani dy banane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat