Shkencëtarët paralajmërojnë: “Vënia e maskës së njëjtë më shumë se një herë, më e rrezikshme sesa të mos vësh maskë fare”

Shëndetësia

Shkencëtarët paralajmërojnë: “Vënia e maskës së njëjtë më shumë se një herë, më e rrezikshme sesa të mos vësh maskë fare”

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:29
Foto Ilustrim

Një studim ka nxjerrë në përfundim se përdorimi i maskës së njëjtë është më e rrezikshme sesa të mos vësh maskë fare.

Vënia e maskës së njëjtë disa herë është më e rrezikshme sesa mosvënia e maskës, raporton “DailyStar”.

Një studim i ri ka mbikëqyrur efikasitetin e maskave të zakonshme kirurgjike me tri shtresa.

Ata kuptuan se maska pas vënies së parë, do të filtroj rreth tre të katërtat e baktereve.

Mirëpo pas përdorimit të dytë apo të tretë ato filtrojnë vetën një të katërtën e tyre.

Maskat bëhen më të deformuara pas çdo përdorimi, dhe kjo do të thotë se do jetë e vështirë që ajo të ngjeshët në fytyrë në mënyrën e duhur që duhet për të mbrojtur nga bakteriet.

Disa thonë se vënia e maskës së përdorur është më mirë sesa mosvënia, por shumica e shkencëtarëve nuk e mbështesin këtë ide.

Bakteriet që mund të mbeten të ngjitura në maskë, në përdorimet e tjera vetëm sa do të depërtojnë brenda jush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat