Kush duhet dhe nuk duhet të marrë vaksinën anti-Covid

Shëndetësia

Kush duhet dhe nuk duhet të marrë vaksinën anti-Covid

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Vaksina Pfizer/BioNTech Covid-19 e cila po shpërndahet në të gjithë SHBA-në duhet të jetë e sigurt për këdo, madje edhe për njerëzit e moshuar.

Vaksina e marrë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave të premten (FDA), nën autorizimin e përdorimit urgjent, mund t’i jepet të gjithë personave që janë mbi  16 vjeç . Komiteti Këshillues për Praktikat e Imunizmit rekomandon se ajo duhet të jetë e sigurt për këdo.

Një punëtor shëndetësor në Alaskë pati një reaksion alergjik pasi mori të martën vaksinën anti covid, por ekspertët shëndetësorë besojnë se këto lloj reagimesh anësore do të jenë jashtëzakonisht të rralla.

“Këto vaksina tolerohen shumë mirë nga të dhënat që kemi parë ” tha Dr.Purvi Parikh, një studiues në sektorin e Alergjisë dhe Astmës dhe bashkëpunues në studimet e vaksinës anti-covid.

”Ne jemi në një periudhë pandemie kërcënuese për jetën dhe nuk kemi asnjë mbrojtje. Prandaj shumica e njerëzve duhet ta marrin vaksinën sepse ka shumë pak raste në të cilat nuk duhet bërë.”

Ajo që dimë deri tani se kush duhet dhe nuk duhet ta marrë vaksinën është:

Personat  alergjikë ndaj vaksinave

FDA vendosi vetëm një grup të atyre që nuk duhet ta bëjnë vaksinën: njerëzit që kanë një histori të njohur të një reaksioni të rëndë alergjik. Dy punonjës të kujdesit shëndetësor në Angli, të ciliët kishin një histori reagimesh alergjike ndaj vaksinave, patën reagime anësore brenda pak minutash nga marrja e vaksinës anti covid.

”Një mjek mund të gërmojë historinë tuaj dhe të shohë se cilat janë shanset që ju të reagoni ndaj vaksinës,” tha Parikh.

Personat që kanë pasur alergji të mëparshmë duhet të monitorohen për 30 minuta pasi kanë marrë vaksinën, ndërsa ata pa alergji për 15 minuta

Personat me alergji të tjera

Personat me alergji të tjera si alergjia nga ushqimi ose myku.

”Në provat klinike nuk përjashtohen njerëzit me alergji të rënda ushqimore. Ne përjashtojmë vetëm njerëzit që kishin alergji ndaj vaksinës për provën Pfizer, sepse mund të ketë mijëra njerëz që kishin alergji dhe morën vaksinën pa problem,” tha Parik.

Gratë shtatzëna

Pavarësisht se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për sigurinë e vaksinave anticovid në gratë shtatzëna, varet nga ato nëse duan ta marrin vaksinën apo jo.

Dr.Peter Marks gjatë një konference për shtyp ditën e Shtunë tha:

”Covid-19 në një grua shtatzënë nuk është një gjë e mirë, kështu që dikush mund të vendosë nëse do të vaksionet apo jo, por kjo nuk është diçka që ne po e rekomandojmë këtë kohë.”

Personat  nën kujdes mjekësor dhe të moshuarit

Sipas provave klinike të fazës së vonë të vaksinës Pfizer njerëzit me mjekime dhe të moshuarit mund ta marrin vaksinën Prizer. Ata treguan një numër më të vogël të rasteve anësore nga vaksina.

Njerëzit me imunitet të dobët

Vaksina mund të jetë e papërshtatshme për njerëzit me imunitet të dobët  për shkak të një sëmundjeje ose trajtimi mjekësor për sëmundje si kanceri. Ky duhet të jetë një vendim i individit.

Pati vullnetarë të infektuar me HIV që moren vaksinën Pfizer, por nuk ka të dhëna specifike për këtë grupim, prandaj nuk mund të dalim në konkluzione sesi do të reagojnë ndaj vaksinës.

 Personat që kanë bërë një trajtim anti covid

Personat të cilët kanë bërë një trajtim anti covid nuk janë të sigurt për ta marrë vaksinën. Nuk ka të dhëna që vaksina do të mbrojë dikë i cili ka qenë i ekspozuar ndaj virusit

Adoleshentët

Adoleshentët nën 16 dhe 17 vjeç do të vaksinohen kur të arrijnë moshën si të rritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat