Vullneti i mjekëve dhe absolventëve të mjekësisë nuk do të ndalet...

Shëndetësia

Vullneti i mjekëve dhe absolventëve të mjekësisë nuk do të ndalet...

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 00:04
Vullneti i mjekëve dhe absolventëve të mjekësisë nuk do të ndalet...

Qendra e Thirrjeve (UP-IKSHPK-MSH) aktualisht është e pozicionuar në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë dhe është në shërbim të qytetarëve, duke siguruar informacionin e nevojshëm përmes telefonit.

Në këtë qendër, e cila është e hapur që nga 21 Marsi 2020 dhe që nga atëherë ka qenë funksionale çdo ditë duke përfshirë edhe festat dhe vikendet pranohen thirrjet e qytetarëve nga mjekët ose studentët e Fakultetit të Mjekësisë të cilët që nga ajo kohë punojnë ne qendër në baza komplet vullnetare.

Poashtu çdo ditë lajmërohen të gjitha rastet negative nga testimet e publikuara gjatë asaj dite deklaroi Ardita Kafexholli - Absolvente në Fakultetin e Mjekësisë.

Image

Në Qendrën e Thirrjeve momentalisht janë 25 vullnetarë që punojnë në 2 ndrrime, pra, 12 orë 7 ditë në javë. Të gjithë janë në një koordinim të shkëlqyeshëm me profesorin Sefedin Muçaj i cili menaxhon për mrekulli grupin si një profesionist i vertetë deklaroi Besa Kolloni, mjeke e përgjjithshme. 

Image

Qysh nga data 3 Nëntor 2020 ne kemi nënshkruar deklaratat e konfidencialitetit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nga e cila na është lejuar për të thirrur dhe njoftuar personat që kanë rezultuar negativ për Covid-19 deklaroi Erlinda Hakaj - Msc. në Fakultetin e Mjekësisë. 

Image

Qendra e Thirrjeve e drejtuar nga vullnetarët po punon pa ndërprerje ku bazuar në shkallën e urgjencës triazhojnë pacientë, ankues ose qytetarë bazuar në ankesat e tyre dhe siç duket vullneti i mjekëve dhe absolventëve të Mjekësisë nuk do të ndalet deri në fund të Pandemisë!

Image

Vullneti i mjekëve dhe absolventëve të mjekësisë nuk do të ndalet...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat