Ngrënia e djathit dhe pirja e verës së kuqe zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit, tregon studimi

Shëndetësia

Ngrënia e djathit dhe pirja e verës së kuqe zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit, tregon studimi

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:39
Ilustrim

Studiuesit nga Universiteti Iowa kanë zbuluar se pirja e verës së kuqe dhe ngrënia e djathit ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjes së Alzheimerit.

Në studim, studiuesit analizuan të dhënat nga 1,787 pjesëmarrësve të moshës 46 deri në 77 vjeçare dhe u kërkua atyre të plotësonin pyetësor në lidhje me konsumimin e ushqimit dhe alkoolit shkruan Mirror.

Rezultatet treguan se djathi dhe vera e kuqe përmirësojnë funksionet njohëse.

Megjithatë, studiuesit vërejtën se konsumimi i tepërt i kripës rritë rrezikun e problemeve njohëse.

“Unë isha i befasuar me rezultatet tona që sugjerojnë se djathi dhe vera e kuqe, jo vetëm që janë të mira për të kaluar pandeminë aktuale, por edhe funksionet njohëse.”, ka thënë Dr.Auriel Willette – autor i studimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat