Mjaft i bëtë këto 5 veprime, mjekët gjinekologë i ndalojnë dhe ka një përse

Shëndetësia

Mjaft i bëtë këto 5 veprime, mjekët gjinekologë i ndalojnë dhe ka një përse

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Është absurde të keni turp dhe të fshehni detaje nga gjinekologu juaj.

Një takim tek gjinekologu mund të merret shumë më seriozisht nga se duhet. Femrat shqetësohen edhe për qimet e këmbës, lëkurën e thatë apo sekrecionet vaginale, kur në të vërtete gjinekologu nuk do i vërë re

Më poshtë keni 5 gjërat që gjinekologët nuk do t’jua thonë, por ju duhet t’i dini

1.Ndaloni së bleri produkte që nuk ju duhen: Një mjeke obstetër-gjinekologe në Kaliforni, Suzanne Gilberg-Lenz, thotë “Vezoret tuaja kanë një membranë delikate mukozale me një ekuilibër të përsosur bakterial, dhe kur përdorni produkte që përmbajnë kimikate, ju e rrisni rrezikun e infeksioneve.”Nqs doni të dëgjoni doktorin mbajeni atë sapun ose shampo të veçantë larg.

2. Mos i mbani problemet për veten tuaj: “Ndaloni së prituri për vizitën e rradhës që mund të jetë pas një viti. Nqs keni ndonjë shqetësim si p.sh ilaçi që keni marrë në vizitën e fundit nuk ka funksionuar ose që ju keni injoruar ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor ose simptomë gjatë gjithë vitit shkoni tani të bëni një vizitë”, thotë Dr. Gilberg-Lenz.

Ashtu si të gjitha marrëdhëniet e mira, komunikimi me gjinekologun tuaj është çelësi. Veçanërisht kur vjen puna te dhimbja ose siklete të ndryshme-bëni një telefonatë ose një takim gjatë kohës që po ndodh, këshillon ajo.

3.Mjaft u shqetësuat për këmbët e padepiluara: Mos e nxirrni si justifikim për të shtyrë vizitën: Doktoresha Gilberg thotë:-“Më besoni- doktori juaj me të vërtetë që nuk di t’ja dijë.

4. Mos kini turp të flisni: Është e kuptueshme në një farë mënyre të flisni për jetën tuaj seksuale ose lëngjet trupore mund të jetë e vështirë.

Por, kjo është padyshim koha për të shpjeguar:-“Mos kini frikë të flisni për dhimbje ose sikletet gjatë seksit – këto janë ndoshta dy shqetësimet më të shpeshta që hasni”, shprehet Dr.Gilberg-Lenz. Kujtohuni se gjinekologu juaj mund të ndihmojë.

5.Mos ndaloni marrëdhëniet seksuale gjatë ditëve të ovulimit: Nqs jeni duke “punuar” për të sjellë në jetë një fëmijë nuk duhet të ndaloni as në ditët e ovulimit apo me ardhjen e menstruacioneve.

Sipas doktoreshës Gilberg kryerja e marrëdhënieve sa më të shpeshta do tju ndihmojë për një shtatzëni më të shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat