Nëse keni probleme me aromën e keqe nga goja, kemi zgjidhje

Shëndetësia

Nëse keni probleme me aromën e keqe nga goja, kemi zgjidhje

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Keni probleme me tretjen, djersitjen dhe aromën e keqe nga goja?Këtë mund ta rregulloni në mënyrë të thjeshtë me lëngun shtëpiak. Mënyra moderne e jetës nuk lë hapësirë për t'u kujdesur për veten tonë. Stresi dhe nxitimi na shtyn te ushqimi i shpejtë, e pasojat e tilla ndihen. Ndaloni për pak, kushtoni pak kohë vetes.

Ushqimi natyral dhe lëngjet bëjnë çudinë në organizmin e njeriut. Përgatisni lëngun shtëpiak dhe hiqni qafe problemet e cekura më lart.

PËRBËRËSIT

2 mollë, - 5 gjethe të freskëta të lakrës jeshile, - 1 pjesë të majdanozit, - lëngun e një limoni, - 1 pjesë të xhenxhefilit.

PËRGATITJA

Të gjithë përbërësit i shpëlani në ujë të ftohtë dhe i lini në enë. I përzini mirë të gjithë përbërësit dhe i vendosni në blender. Lëngun e pini herët në mëngjes, në lukth të zbrazët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat