Këto shenja në thonj tregojnë më shumë për shëndetin tuaj se sa mendoni

Shëndetësia

Këto shenja në thonj tregojnë më shumë për shëndetin tuaj se sa mendoni

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Në thonjtë tuaj mund të keni shenja të ndryshme, nga manikyrit apo dhe nga faktorë të tjerë të jashtëm.

Por në realitet, thonjtë tuaj mund t'ju japin shenja që diçka nuk po shkon në shëndetin tuaj. Vijat e gjata në to tregojnë gjëra të ndryshme:

Vija vertikale: Janë format më të zakonshme të shenjave  në thonjtë tuaj, ato i shohim tek rreth 20% të  rriturve. Në shumicën dërrmuese të rasteve, kjo është vetëm një shenjë e plakjes, thotë Ivy Lee, një dermatolog i çertifikuar. Në të njëjtën mënyrë që lëkura thahet e njëjta gjë i ndodh dhe thonjve.  Ato ndryshojnë me moshën. Por nëse shihni ndryshime të tjera në thonjtë, si thyerja ose ndryshimi i ngjyrës, duhet të konsultoheni me mjekun, thotë Dr Lee. Në raste të rralla, këto vija në thonjtë tuaj mund të jenë shenjë e anemisë ose problemeve kardiovaskulare. Një vijë e vetme në mes të thojit, për shembull, mund të jetë një shenjë e një mangësie si proteinat ose acidi folik.

Vijat horizontale: janë më të rralla, ato mund të tregojnë se diçka nuk shkon me shëndetin tuaj por gjithashtu mund të jenë dhe pasojë e një të vrare që keni kaluar më parë. Ndonjëherë, ata tregojnë për një sëmundje të lëkurës, si ekzema, psoriasis ose paronychia kronike (një infeksion i thonjve që e bën lëkurën të fryrë dhe të kuqe), dermatologu juaj mund të jetë në gjendje të ofrojë një mundësi trajtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat