Çfarë ndodh pas humbjes së nuhatjes dhe shijes nga Covid-19?

Shëndetësia

Çfarë ndodh pas humbjes së nuhatjes dhe shijes nga Covid-19?

Më: 12 janar 2021 Në ora: 06:33
Ilustrim

Një nga simptomat më të çuditshme të Covid-19 pa dyshim ka qenë humbja totale e shijes dhe nuhatjes nga disa prej të prekurve.

Kjo simptoma nuk ka kursues pjesën më të madhe të infektuarve pavarsisht moshës, gjendjes shëndetësore apo gjinisë.

Sipas disa të dhënave kjo simptomë mund të zgjatet edhe pasi ju jeni shëruar nga virusi.

Çfarë pasojash lë Covid-19?

Të shëruarit COVID-19 sipas një artikulli nga The Washington Post që sjell përjetime të atyre që humbën shijen dhe nuhatjen raporton se disa erëra tanimë duken të çuditshme.

Po ashtu sipas të shëruarve disa ushqime kanë shije të tmerrshme dhe asgjë nuk shijon më si më parë.

Kjo është e njohur në botën mjekësore si parosmia, ose një çrregullim i përkohshëm që deformon aromat dhe shpesh i bën ato të ndihen si të pakëndshme.

Sipas mjekëve, kjo nuk është një gjendje për të cilën duhet të alarmoheni apo shqetësoheni edhe nëse zgjat pak më shumë se vetë virusi.

Në fakt, kjo është një mënyrë se si trupi po shëron vetveten, parosmia tregon se nuhatja po kthehet.

Kjo gjë është një shenjë e mirë për të gjithë organizmin, pasi të gjitha funksionet kthehen gradualisht në normalitet.

Sidoqoftë, humbja e shijes dhe nuhatjes mund të zgjasë për një periudhë të zgjatur kohe dhe mund t’i bëjë disa ushqime të pa dëshirueshme.

Ato përfshijnë ushqime të skuqura, vezë, kafe dhe çokollatë, sipas AbScent, një grup që promovon vetëdijen rreth humbjes së nuhatjes.

Deformim i shijes

Në këtë luftë me Covid-19 shumë pacientë kanë raportuar se ndjenjnë ndryshim të shijes në vaktet e tyre të zakonshme. Ky deformim i shijes apo nuhatjes quhet ndryshe fantosmia dhe ju bën të ndjeni aroma apo shijes që nuk ndodhet fare afër jush.

Disa prej të shëruarve nga Covid-19 kanë raportuar se ushqimet dhe pijet pas sëmundjes mbajnë era benzinë apo erë të prishur.

Në qershor, Mbledhja Globale për Kërkime në Humbjen e Shqisave, publikoi një raport ku tregohej se 7% e 4,000 pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 kishin një deformim në nuhatje.

Kryesisht të atyre që përmendëm më sipër, parosmia dhe fantosmia, që shpesh ndodhin pas infeksioneve virale.

Kështu që mjekët nuk shprehen të alarmuar edhe nëse kjo gjendje zgjatet apo nëse përjetoni simptimat që ju shpjeguam më sipër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat