Gjuhë e bardhë si gëlqere dhe bark i fryrë? A duhet t'ju shqetësojnë këto shenja?

Shëndetësia

Gjuhë e bardhë si gëlqere dhe bark i fryrë? A duhet t'ju shqetësojnë këto shenja?

Më: 16 janar 2021 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Çdo gjë që ndodh në trupin tonë është rezultat i veprimit të hormoneve. Estrogjeni është hormoni femëror më i rëndësishëm në trupin e gruas, i lidhur drejtpërdrejt me rregullsinë e ciklit menstrual, fertilitetit (pjellorisë), gjendjes emocionale, peshës, aktivitetit metabolik etj. Çdo ndryshim i mundshëm i tij refektohet menjëherë në gjendjen psiko-fizike në trupin tonë.

Bark i fryrë: Të gjithë ne kemi vuajtur në një moment të caktuar nga fryrja e barkut. Kjo ndjesi e mundimshme zhvillohet zakonisht kur e keni stomakun plot me ushqime, lëngje ose gazra. Trupi po përpiqet të paralajmërojë se nuk po e tresni ushqimin si duhet ose keni alergji ndaj ushqimeve ose intolerancë, si ndaj laktozës, grurit etj. Shkaqe të tjera të fryrjes së barkut mund të jenë: çrregullimet hormonale, kandida, kapsllëku, stresi, sindroma e zorrës së irrituar etj.

Inflamim i lëkurës dhe shfaqje të akneve: Shkaqet e inflamacionit të lëkurës dhe akneve variojnë nga një person në tjetrin. Megjithatë, shkaqet më kryesore lidhen me hormonet. Testosteroni është hormoni që nxit më shumë shfaqjen e akneve, prandaj ato janë më problem për meshkujt dhe adoleshentët në veçanti. Gratë gjithashtu zhvillojnë akne rreth 1 javë para ciklit menstrual për shkak të rënies së niveleve të estrogjenit. Nëpërmjet shfaqjes sëakneve, trupi mund t’ju paralajmërojë për një problem të fshehtë hormonal ose me sistemin tretës. Dieta e varfër, stresi dhe alergjitë janë disa shkaqe të tjera të zhvillimit të akneve.

Shtresë e bardhë në gjuhë: Një shtresë e hollë, e bardhë, në gjuhë mund të paralajmërojë për një problem me sistemin tretës, mungesë të hekurit ose vitaminës B, ndoshta edhe diabet. Në rastin e mungesës së hekurit dhe vitaminës B, ka shumë mundësi që të ndiheni vazhdimisht të lodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat