Kujdes! Ky është çaji që nuk duhet ta ndani në ditët e ftohta

Shëndetësia

Kujdes! Ky është çaji që nuk duhet ta ndani në ditët e ftohta

Më: 18 janar 2021 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Stina e dimrit është ideale për konsumimin e çajit të trëndafilit të egër i cili rigjallëron organizmin, e mbron atë nga e ftohura dhe virozat e njëkohësisht lufton shumë probleme të tjera shëndetësore.

Ekspertë të bimëve mjekësore e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit.

Sipas studimeve, ethanoli tek trëndafili i egër shërben si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik.

Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimistë për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit. Kujdes, për diabetikët nuk rekomandohet që çaji i trëndafilit të egër të konsumohet me ëmbëlsues shtesë.

Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq.

Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat