Rreziku ekziston! Studimi i ri shton frikën!

Shëndetësia

Rreziku ekziston! Studimi i ri shton frikën!

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:29
Ilustrim

Paniku global do të shtohej edhe më shumë pas bujës së lajmeve mbi shfaqjen e disa llojeve të reja të koronavirusit. Së fundmi, studimi më i ri deklaron se mutacionet e Covid-19 mund të ndikojnë në efikasitetin e vaksinës. Rreziku ekziston! Nisur nga ky përfundim, edhe të vaksinuarit mund ta tejçojnë sëmundjen.

Kështu mundësia e shfaqjes së varianteve rezistente ndaj vaksinës antiCovid është e lartë. Diçka e tillë nënkupton se vaksinat mund të kenë nevojë për një rishikim. Përhapja e shpejtë e këtyre llojeve të reja, që rezultojnë shumë më infektuese mund të çojë në mbingarkim të sistemit shëndetësor.

Çfarë dihet deri sot rreth këtyre varianteve?

B.1.1.7

I shpërndarë në 60 vende të botës, në krye të listës për studiuesit në SHBA është varianti B.1.1.7, parë për herë të parë në Britani. Qendrat e SH.B.A-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëruan javën e shkuar se ky virus mund të përkeqësojë përhapjen e pandemisë.

B.1.351

Përgjegjës për infektimin e 23 shteteve, lloji në fjalë u gjet në Afrikën e Jugut. B.1.351 ose 501Y.V2, ka një model tjetër të mutacioneve, që shkakton më shumë ndryshime fizike në strukturën e proteinave të pikës, sesa B.1.1.7. Një mutacion i rëndësishëm, i quajtur E484K, duket se ndikon në fushën e lidhjes së receptorëve – pjesë e rëndësishme për t’u bashkangjitur në qeliza.

P.1 dhe P.2

Dy variante shqetësuese janë parë edhe në Brazil. Njëri, i quajtur P.1., është gjetur në 42% të ekzemplarëve në një sondazh të bërë në qytetin Brazilian të Manaus.

L425R

Një devijim i Covid-it fillestar është hasur edhe në Kaliforni.  Ende nuk dihet rreth tij nëse është apo jo më infektues së varianti më i vjetër apo llojet e reja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat