Gjëra që duhet t'i bëni për të mirën e syve, sa s'është vonë

Shëndetësia

Gjëra që duhet t'i bëni për të mirën e syve, sa s'është vonë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:11
Foto Ilustrim

Shumë prej jush mund të punojnë me kompjuter, ose e përdorin si një mënyrë për t’u argëtuar, për të kaluar kohën, për të mësuar. Nga ana tjetër celulari që është thuajse 24/7 me ne është një tjetër problem madhor për sytë dhe mendjen tonë.

E dini që sa herë që ne pulisim sytë, në të formohet një si shtresë loti që e ndihmon syrin që të jetë i mbrojtur. Pas disa sekondash ajo thahet dhe ata duhet të kapsiten sërish për të qenë të mbrojtur. 5-7 sekonda është quajtur koha normale midis tyre.

Kur ne ulemi përpara këtyre pajisjeve teknologjike, normat e kapsitjes së syve bëhen çdo 12 sekonda. Kjo i thanë sytë tuaj duke shkaktuar “dehidratimin dhe vdekjen e qelizave të sipërfaqes”. Për veç kësaj mund të shkaktohen edhe probleme të tjera shëndetësore siç janë ato të gjendrave, inflamacioni etj.

Eshtë e vërtetë që kompjuteri nuk na bën të verbër, por i thanë shikimet tona dhe i bën të rraskapitur. Këto janë disa nga mënyrat që mund të përdorni për të shmangur këto probleme me shikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat