Femrat e gjata rrezikojnë më shumë nga tumori

Shëndetësia

Femrat e gjata rrezikojnë më shumë nga tumori

Më: 23 janar 2021 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Femrat e gjata kanë mundësi më të mëdha të sëmuren nga tumori. Këtë alarm ka dhënë një studim i Universitetit të Oxford-it: shkencëtarët kanë arritur në këtë përfundim, pasi kanë analizuar më shumë se një milion kartela klinike.

Ky kërcënim mbi jetën shtohet 16% çdo 10 centimetra, mbi gjatësinë 1 metër e 52 centimetra.

Kështu që, femrat e gjata rreth 180cm, kanë 33% më shumë mundësi që të sëmuren nga tumori i gjirit, i gjakut, i veshkave, i mitrës dhe i vezoreve.

Me sa duket shkaqet janë dy: prodhimi më i lartë i estrogjenit, por edhe lartësia, e cila lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve kardiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat