Çaji i kamomilit nuk duhet të pihet nga njerëzit që marrin këto ilaçe

Shëndetësia

Çaji i kamomilit nuk duhet të pihet nga njerëzit që marrin këto ilaçe

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Kamomili njihet si një ndër bimët që preferohet nga njerëzit që duan të bëjnë gjumë të qetë, ose që duan të ndjehën të qetë në përgjithësi.

Sado që ka vlera të mëdha shëndetësore, ai mund të ketë efekte negative tek njerëzit që përdorin këto ilaçe.

Ilaçi antiloagulante, për shkak të rrezikut të lartë të gjakderdhjes që shoqërohet me konsumin e kamomilit.

Ndikon tek personat që marrin medikamente të presion të gjakut, pasi kamomili ndikon në uljen e presionit të gjakut, prandaj duhet konsultuar me mjekun.

Tek ata që marrin qetësues, pasi rrit ndjeshëm fuqinë e tyre.

Njerëzit që marrin ilaçe për trajtimin e mëlçisë, pasi sipas ekspertëve kamomili ka aftësi të reagojë fuqishëm tek këto medikamente, duke ua humbur vlerën.

Për të shmangur këto probleme, është mirë që të konsultoheni me mjekun para se të vendosni të pini çaj kamomili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat