Cistiti: Çfarë duhet të hani që të mos ju përsëritet më

Shëndetësia

Cistiti: Çfarë duhet të hani që të mos ju përsëritet më

Më: 28 janar 2021 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Gjëja e parë që duhet bërë kur shfaqet ky shqetësim është të shkoni tek mjeku dhe të kujdeseni për ushqyerjen në përditshmëri.

Cistiti është një inflamacion që prek rrugët urinare. Provokon një nevojë të menjëhershme për të urinuar dhe dhimbje dhe bezdi gjatë këtij procesi dhe më pas

Shkaqet më të zakonshme?

Shqetësimi mund të provokohet nga një inflamacion i vezikes, nga ndonjë infeksion bakterial që vjen nga zorra e trashë, vagina ose uretra dhe këto baktere depozitohen në muret e vezikes os nga një irritim i shkaktuar nga pH shumë acid i urinës

Gjëja e parë që duhet bërë kur shfaqet ky shqetësim është të shkoni tek mjeku dhe të kujdeseni për ushqyerjen në përditshmëri.

Tek faktorët që mund të favorizojnë nevojën urgjente për të urinuar përveç stresit dhe higjienës jo të mirë intime, janë edhe zakonet e këqija të të ushqyerit, në veçanti ushqimet shumë të pasura me kripë dhe sheqerna të rafinuara.

Për të parandaluar këtë shqetësim është e nevojshme të mbështeteni në ushqimet e paura me ujë i frutat dhe perimet që nxisin eliminimin e baktereve përgjegjëse për këtë infeksion. Ja çfarë të hani që të mos ju përsëritet cistiti dhe të ndiheni më mirë.

Boronicat

Boronicat dhe frutat e pytllit në përgjithësi janë një koncentrat substancash antiinflamatore. Për shkak se janë të pasura me flavonoide, ndihmojnë për të luftuar problemet e rrugëve urinare, mes të cilave, cistitin.

Kefiri

Kefiri përmban probiotikë, baktere të dobishme që favorizojnë shëndetin e zorrëve të cilat kanë një rol thelbësor në funksionimin e duhur të sistemit imunitar.

Radikio

Përmban acid asorbik. Kjo substancë e njohur edhe si vitamina C forcon mbrojtjen e organizmit dhe parandalon infeksionet që mund të godasin rrugët urinare, mes të cilave cistitin. Gjithashtu, siguron edhe substanca antinflamatore mes të cilave, anticioanet.

Kivi

Kivi është një burim i shkëlqyer i vitaminës C e cila falë veprimit të saj antinflamator ndihmon në parandalimin e shqetësimeve të rrugëve urinare. Përmban gjithashtu fibra prebiotike që favorizojnë ekuilibrin e zorrëve, i cili nga ana tjetër siguron funksionimin e duhur të sistemit imunitar.

Hudhra

Hudhra ka një veprim antibakterial dhe dizinfektant natyral. Falë të pranisë së alicinës, është një aleat i shkëlqyer për të qëndruar larg cistitit. Përmban gjtihashtu inulinë, një fibër prebiotike që lufton shumimin e baktereve të këqija. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat