Janë identifikuar pacientë të infektuar me dy shtamet e reja të koronavirusit njëkohësisht

Shëndetësia

Janë identifikuar pacientë të infektuar me dy shtamet e reja të koronavirusit njëkohësisht

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:31
Ilustrim

Shfaqja e Sars-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, e ka kthyer botën përmbys në mënyra që nuk mund t’i imagjinonim kurrë.

Edhe tani, një vit më vonë, virusi është ende duke ndryshuar dhe vazhdon të hutojë dhe sfidojë ekspertët shkruan Best Life.

Aktualisht, shtame të reja të virusit janë shfaqur në vende të ndryshme të globit, me disa nga më shqetësueset nga Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe Brazili.

Ato janë rreth 50 përqind më të transmetueshme sesa lloji aktual dominant dhe në disa raste ato po ndikojnë në efikasitetin e trajtimeve dhe vaksinave.

Tani, studiuesit sapo kanë zbuluar një tjetër zhvillim të ri alarmues të Covidit: pacientët po infektohen me dy lloje të ndryshme të virusit në të njëjtën kohë.

Studiuesit brazilianë gjetën dy pacientë të infektuar me dy shtame të ndryshme Covid-19, njëkohësisht.

Studiuesit në Brazilin jugor zbuluan dy raste Covid-19, në të cilat individët ishin infektuar me dy lloje të ndryshme të virusit njëkohësisht, njoftoi së pari Reuters.

Të dy pacientët, në të 30-tat e tyre, ishin infektuar me një variant të sapo identifikuar përhapur në Rio de Janeiro të quajtur P.2, si dhe një variant tjetër Covid.

Sipas studimit të tyre, i cili pritet të botohet në vazhdim, të dy pacientët ishin raste të lehta që nuk kërkonin shtrim në spital, me një dhimbje koke, kollë dhe dhimbje fyti – si simptomat e tyre më të spikatura të Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat