Benefitet dhe rreziku i konsumimit të kafes

Shëndetësia

Benefitet dhe rreziku i konsumimit të kafes

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Njerëzit e mendojnë kafen si një burim të energjisë. Edhe pse bazuar në disa studime, kafeja mund të ketë benefite shëndetësore si të ulë rrezikun e kancerit në mëlçi, diabetin e tipit dy dhe infarktin, shkruan medical new today.

Ekspertët botërorë kanë treguar se njerëzit konsumojnë deri në 2.25 bilionë filxhanë të kafes në ditë.

Studimi ka shikuar benefitet e konsumimit të kafes për gjendjen me diabet, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundja inflamatore e zorrëve dhe sëmundjen e mëlçisë. Ka prova për të mbështetur disa nga këto pretendime por jo të gjitha.

Kafeja përmban një numër ushqyesish të dobishëm, duke përfshirë riboflavin (vitaminë B-2), niacinë (vitaminë B-3), magnez, kalium dhe përbërje të ndryshme fenolike, ose antioksidantë. Disa ekspertë sugjerojnë që këta dhe përbërës të tjerë në kafe mund të përfitojnë nga trupi i njeriut në mënyra të ndryshme.

5 benefitet e konsumimit të kafes

Në benefitet shëndetësore nga konsumimi i kafes hyjnë:

Mbrojtja nga lloji i dytë i diabetit

Sipas një studimi të bërë me 48 mijë njerëz është zbuluar se ata që pinë të paktën nga një filxhan kafe në ditë për 4 vjet kanë 11% më të ulët rrezikshmërinë për të pasur diabetin e tipit të dytë.

Mbrojtja nga sëmundja e Parkinsonit

Shumë studime kanë treguar që kafeina që gjendet në kafe mund të ndihmoj që të ju mbroj nga sëmundja e Parkinsonit. Një ekip zbuloi se një njeri që pi katër filxhanë kafe ka rrezikshmërinë pesëfish më të ulët që të kenë sëmundjen e Parkinsonit.

Kanceri në mëlçi

Një zbulim italian ka konstatuar që konsumimi i kafes ulë rrezikshmërinë për kancer në mëlçi për 40%. Në disa rezultate është thënë se ata që pinë tre filxhan kafe në ditë kanë 50% me të ulur rrezikun e këtij lloji të kancerit.

Sëmundjet e tjera të mëlçisë

Një meta-analizë nga viti 2017 arriti në përfundimin se konsumimi i çdo lloj kafe duket se zvogëlon rrezikun e kancerit të mëlçisë, sëmundjes së mëlçisë yndyrore joalkoolike dhe cirrozës.

Njerëzit që konsumojnë kafe gjithashtu mund të kenë një rrezik më të ulët të sëmundjes së gurëve të tëmthit.

Kafeja dhe shëndeti i zemrës

Sipas një studimi konsumimi i kafes mund të mbrojë nga zemrën nga infarkti, konsumuesit e kafes kanë 11% rrezikshmëri më të ulët për infarkt. Kafeja gjithashtu ka disa benefite të vogla edhe në sëmundjet kardiovaskulare si dhe në tensionin e gjakut.

Rreziqet nga konsumimi i kafes

Thyerje të eshtrave

Disa studime kanë konstatuar që gratë të cilat pinë shumë kafe kanë rrezikshmëri më të lartë për tu ndodhur ndonjë thyerje e eshtrave. Për dallim nga burrat të cilët kanë pak rrezikshmëri të këtij lloji.

Shtatzënia

Studimi shtoi se konsumimi i kafes mund të mos jetë shumë i mirë gjatë shtatzënisë. Në fakt, ka disa prova që sugjerojnë një lidhje midis konsumit të lartë të kafesë dhe humbjes së shtatzënisë, një peshe të ulët të lindjes dhe lindjes së parakohshme.

Shëndeti mendor

Sipas një studimi të konsumosh shumë kafeinë në adoleshencë mund të qoi deri në ndryshimet permianët të trurit. Shkencorët e këtij studimi pohojnë se kjo mund të ndikoj në e rrezikshmërisë së ankthit në moshën e rritur.

Kafeja rrit rrezikshmërinë edhe tek endometrioza, sëmundja e refluksit gastroezofageal, ankthi, etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat