Studiuesit: Nuk ka lidhje mes vaksinës së H1N1 gjatë shtatzanisë dhe autizmit tek fëmijët

Shëndetësia

Studiuesit: Nuk ka lidhje mes vaksinës së H1N1 gjatë shtatzanisë dhe autizmit tek fëmijët

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 09:27
Ilustrim

Studimi i botuar në Annals of Internal Medicine zbuloi se vaksina kundër gripit gjatë shtatzënisë nuk rritë shanset për zhvillimin e autizmit tek fetusi.

Ekspertët shëndetësor, njëzëri, pajtohen se vaksina e marrë është një komponent kritik që kujdeset për shëndetin tuaj shkruan VeryWellFamily.

Shtatzënat, pavarësisht fazës së shtatzënisë, duhet të marrin vaksinat kundër gripit sa më shpejt që të jetë e mundur.Mirëpo, sipas një raporti të vitit 2019 nga CDC-ja, vetëm gjysma e grave shtatzën praktikojnë atë.

Një nga shqetësimet e shmangies është frika e zhvillimit të autizmit te fëmija e tyre

Dhe, a mund të shkaktojë autizëm vaksina H1N1?

Kim Langdon, gjinekologe deklaroi se jo.

“Për vite me radhë, nuk ka munguar histeria dhe keqinformimi në lidhje me vaksinat dhe autizmi”, tha ajo.

Deklaratës së Langdon i’u bashkangjitet edhe studimi i fundit.Nga gati 40,000 foshnje të ekspozuara ndaj vaksinave që morën pjesë në studim, 394 vazhduan të zhvillonin autizëm.

“Kjo është një normë prej 1.0%.Krahasoni atë me 1.1% të foshnjave jo të vaksinuara dhe që zhvilluan autizëm dhe është e lehtë të identifikohet se nuk qëndron një lidhshmëri mes tyre”, tha Langdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat