Çfarë ndodh me trurin nëse hamë ëmbëlsirë përpara ores 9 të mëngjesit?

Shëndetësia

Çfarë ndodh me trurin nëse hamë ëmbëlsirë përpara ores 9 të mëngjesit?

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 07:55
Ilustrim

Ta nisësh ditën me një çokollatë mesa duket nuk është mëkat ! Shkencëtarët në Universitetin e Sirakuzës në Nju Jork kanë kryer së fundmi një hulumtim shkencor në shkallë të gjerë, ku morën në studim zakonet ushqimore të 968 njerëzve të moshës 23 deri në 98 vjeç.

Eksperimenti tregoi se njerëzit që pëlqenin të ëmblat e çokollatën e zezë kryesisht, ishin më të shëndetshëm se njerëzit që prefeonin ushqimet e kripura. E gjitha kjo lidhej me çokollatën e cila ka një efekt të drejtpërdrejtë në nivelin e inteligjencës. Nëse e konsumojmë atë rregullisht çokollata mund të përmirësojë ndjeshëm kujtesën dhë të zhvillojë të menduarin në mënyrë abstrakte.

"Sapo ju zgjoheni, truri juaj ka nevojë për energji" thotë Dr Daniela Jakubowicz, autor i shumë librave. "Kjo është periudha e ditës kur trupi juaj e konverton ushqimin në energji, ndërsa gjatë pjesës tjetër të ditës, kur ju hani, trupi juaj e shndërron ushqimin në rezervë yndyrore. Sipas dietologëve çokollata nuk duhet ngrënë më vonë se ora 9 e mëngjesit.

Sipas Jakubowicz, njerëzit që marrin karbohidratet, proteina dhe thuasje 600 kalori në mëngjes humbin më shpejtë peshë sesa njerëzit që konusmojnë edhe më pak kalori por në orare të ndryshme të ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat