Çfarë duhet të mbani në çantë në ditët e acarta të dimrit

Shëndetësia

Çfarë duhet të mbani në çantë në ditët e acarta të dimrit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 06:40
Ilustrim

Dimri është në kulmin e tij dhe temperaturat e ftohta do të na shoqërojnë për disa ditë. I ftohti siberian ka trokitur, ndaj duhet të jemi të përgatitur. Kujdesi ndaj vetes nuk duhet të mungojë kurrë, aq më tepër këto ditë, ku temperaturat janë ulur ndjeshëm. Si fillim, duhet të ushqehemi shëndetshëm dhe në mënyrë të rregullt, të konsumojmë më tepër pije të ngrohta dhe të vishemi trashë.

Kujdesi për flokët, thonjtë, lëkurën e duart, të cilat janë të ekspozuara ndaj temperaturave të ulëta dhe acarit më tepër, duhet të jetë më i madh gjatë këtyre ditëve.

Këtu do të gjeni disa këshilla për gjërat që nuk duhet të mungojnë në çantën tuaj:

1. Mbani gjithmonë në çantë doreza për të mbrojtur lëkurën e duarve.

2. Mbani me vete një kapuç dhe një shall.

3. Mos harroni vazelinën e buzëve.

4.  Mbani në çantë kremin e duarve.

Do të dukeni më bukur dhe do ndiheni akoma më mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat