Pse është e dëmshme kur tregoheni të paduruar me fëmijët?

Shëndetësia

Pse është e dëmshme kur tregoheni të paduruar me fëmijët?

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 06:59
Ilustrim

Shumë të rritur, duke filluar nga prindërit, insistonjë, që fëmija të realizojë një gjë të re menjëherë. Kjo mënyrë, ky padurim, është shumë i dëmshëm. Është shumë i dëmshëm, sepse shmang kohën e duhur, që i nevojitet fëmijës për ta realizuar vetë, sepse çdo gjë e re, është e “barabartë” me mekanizma të rinj trunorë, mendorë dhe emocionalë.

 “Gjëja e re” nxit zhvillimin e mekanizmave të rinj pra, që nuk janë, kur i rrituri insiston apo dikton, duan ca kohë, që të zhvillohen dhe zhdërvjelltësohen. Specialistët tëheqin vëmëndjen se atë, që fëmija sot nuk e mban mënd, do ta kujtojë nesër dhe ky mekanizëm psiqik, është zbuluar këto kohët e fundit. Kur i rrituri, kushdo qoftë, insiston dhe dikton, mekanizmat e parë, që aktivizohen janë frika, harresa dhe mospërqëndrimi. Dhe sidomos , kur i rrituri i qëndron në këmbë, ose i rri mbi kurriz, fëmija gati asfiksohet. Vetë prindërit tregojnë: “është i papërqëndruar kur bën detyrat, lëviz njëqind herë”.

Fëmija i bën këto lëvizje, pikërisht për të shmangur ankthin dhe dyshimin që e pushton. Përpiquni prindër dhe mësues, të mos i trembni fëmijët, por t'i qetësoni dhe siguroni se ata janë pikërisht duke mësuar që të bëhen të rritur e të zotë. Tregojini që edhe ju si ai apo ajo kur ishit fëmijë, kështu jeni sjellë dhe keni bërë.

Ndihmojini fëmijët, që të realizojnë vetë njohjen, zbulimin dhe kuptimin e gjërave të reja që mëson. Mos insistoni ta realizojë kur thoni ju dhe si thoni ju. Të rriturit, jepini kohë fëmijës dhe përpiquni të shmangni ndërhyrjet dhe padurimin tuaj kohë e pa kohë, pasi pengoni deri dhe gjymtoni pikërisht realizimin e të rriturit te fëmija./Lira Gjika

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat