Maskat me disa shtresa rrisin mbrojtjen ndaj Covid-it, ja çfarë rekomandojnë ekspertët

Shëndetësia

Maskat me disa shtresa rrisin mbrojtjen ndaj Covid-it, ja çfarë rekomandojnë ekspertët

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Përhapja e shpejtë varianteve të reja të koronavirusit, ka bërë që të diskutohet nëse maskat që përdorim për t’u mbrojtur nga virusi, duhet të dyfishohen.

Ishte eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Antonio Fauci, i pari që tha se dy maska janë më efektive në parandalimin e infektimit me COVID, duke shtuar se njerëzit është mirë të përdorin një maskë kirurgjikale dhe një prej cope.

Por sipas ekspertëve ka edhe maska që nuk kanë nevojë për më shumë se një shtresë dhe ato janë maskat me valvul, të quajtura N95.

Por sipas tyre, këto lloj maskash nuk janë të rekomandueshme për njerëzit e thjeshtë, por vetëm për mjekët dhe infermierët.

Për këtë rekomandohet një maskë me më shumë se një shtresë, që mund të jenë edhe prej cope pambuku, por të endura mirë, ose maskat kirurgjikale që kanë në përbërje tre shtresa.

Sipas ekspertëve, një qytetari të thjeshtë nuk i duhet një maskë që ndalon depërtimin e 95% të grimcave, pasi ata nuk janë të ekspozuar nga një sasi e qëndrueshme e virusit, si punonjësit në spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat