Studim: Ajri i ndotur e shton rrezikun për shterpësi

Shëndetësia

Studim: Ajri i ndotur e shton rrezikun për shterpësi

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:29
Ilustrim

Ekspozimi në ajër të ndotur e rrit në masë të konsiderueshme rrezikun për shterpësi, sipas studimit të parë që është bërë për hulumtimin e këtij rreziku ndaj popullsisë së përgjithshme.

Analiza e bërë me 18.000 çifte në Kinë tregoi se personat që jetojnë në vende me ajër më të ndotur janë 20 për qind më të rrezikuar nga shterpësia, e përshkruar si mungesë e shtatzënisë një vit pas përpjekjeve.

Lloji i studimit nuk u mundësoi shkencëtarëve që të zbulojnë se në çfarë mënyre mund ta dëmtojë ajri i ndotur pllenimin, por grimcat ndotëse dihet që shkaktojnë inflamacion, i cili mund ta dëmtojë prodhimin e vezëve dhe spermës, thanë shkencëtarët.

Sipas një studimi tjetër me 600 gra që shkuan në një klinikë amerikane për pllenim, ekspozimi i shtuar në ajër të ndotur është i lidhur me numër më të vogël të vezëve të pjekura në vezore, shkruanThe Guardian.

Shterpësia prek miliona çifte në mbarë botën, por deri tani ka pak studime shkencore për ndikimin e ajrit të ndotur në këtë aspekt. Sidoqoftë, tashmë dihet se ajri i ndotur e rrit rrezikun për probleme tjera të riprodhimit, si lindjet e parakohshme dhe pesha e vogël e foshnjave të porsalindura.

Udhëheqësi i studimit, Qin Li, tha se rreth 30 për qind e çifteve që s’kanë arritur të kenë fëmijë kanë shterpësi të pashpjegueshme, duke theksuar se mosha, pesha dhe pirja e duhanit janë faktorë të njohur mirë. “Studimi ynë tregon se ndotja me mikrogrimca mund të jenë faktor i painjorueshëm rreziku për shterpësi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat