Kur dëgjoni «aloe vera», mund t’ju vijnë ndër mend disa pëdorime të kësaj bime, por me shumë gjasa nuk njiheni me të gjitha përfitimet e mahnitshme shëndetësore të saj.
E njohur nga egjiptianët si "bima e përjetësisë" aloe vera është përdorur për vetitë e saj shëruese për shumë vite. Xheli i saj vepron shkëlqyeshëm si hidratues, madje ka edhe efekte kundër plakjes. Por përdorimet e aloe vera tejkalojnë përdorimet topike me të cilat jemi njohur të gjithë.
Mund t'ju interesojë gjithashtu: Lyeni fytyrën me xhelin e aloe verës për shtatë ditë e shikoni se çfarë do i ndodhë lëkurës
Aloe Vera ka 74 përbërës aktivë që përfshijnë vitamina, minerale dhe aminoacide që janë të nevojshme për një shëndet të mirë.
Vitaminat
A - ndihmon në luftimin e kërcënimeve virale ose bakteriale për trupin
C - ndihmon në mbrojtjen nga kanceri dhe problemet kardiovaskulare
E - ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës dhe forcon sistemin imunitar
B1 - luan një rol në tretje dhe kontribuon në një sistem nervor të shëndetshëm
B2 - funksionon si një antioksidant në trupin tuaj
B3 - pastron trupin nga toksinat dhe nxit tretjen
B6 - e domosdoshme për sistemin imunitar, kardiovaskular dhe tretës të trupit
B12 - e domosdoshme për qelizat e shëndetshme të gjakut
Mineralet
Kalciumi - jetik për sistemin kardiovaskular dhe nervor
Natriumi - thelbësor për presionin e gjakut, muskujt dhe nervat
Hekuri - përbën qelizat e gjakut dhe është i nevojshëm për energji
Magnezi - mban të fortë sistemin imunitar
Kaliumi - ndihmon në pastrimin e qelizave dhe mbrojtjen e enëve të gjakut
Bakri - ndihmon në mirëmbajtjen e një zemre të shëndetshme
… Së bashku me 20 aminoacide të ndryshme Aloe vera është një kurë kundër shumë sëmundjeve.