Një pjesë e mutacioneve të koronavirusit mund të infektojnë persona të cilët kanë qenë një herë të infektuar

Shëndetësia

Një pjesë e mutacioneve të koronavirusit mund të infektojnë persona të cilët kanë qenë një herë të infektuar

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Një pjesë e varianteve të koronavirusit që janë me mutacion, veçanërisht ai jugoafrikan dhe brazilian mund të infektojnë persona të cilët edhe më parë kanë qenë të infektuar me koronavirusin “origjinal”, shkruan revista gjermane “Shpigel”. Megjithëse ofrojnë mbrojtje relativisht të mire, me sa duket edhe vaksinat janë gjithnjë e më pak efektive kundër disa nga llojet e reja, ashtu që përshtypja është sikur të jetë duke filluar pandemi krejtësisht e re me mutacione të virusit që përhapen shumë më shpejtë nga SARS-CoV-2 fillestar, shkruan Meta.mk.

Në Gjermani, shkalla e të infektuarve rishtazi është në rënie dhe masat respektohen, mirëpo tani, edhe pse ende nuk janë të dukshëm në pirgun e kovid-rasteve, po përhapen shumë mutacione infektive, veçanërisht B.1.1.7. varianti i virusit që e bëri Portugalinë të ketë shkallën më të lartë të të infektuarve rishtazi në botë. Në Gjermani pritjet janë që medoemos, i njëjti variant do të dominojë dhe është vetëm çështje kohe kur mutacionet e rrezikshme do të fillojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar.

Në Maqedoni, nuk ka shifra konkrete lidhur me përhapjen e këtyre mutacioneve të virusit. Instituti për shëndet publike në raportin e fundit javor për gjendjen me kovid-19 vetëm shkurtë përmend që janë detektuar numër më i madh i varianteve të reja.

“Në pajtim me analizat nga ASHAM, në periudhën e fundit janë detektuar numër më i madh i varianteve të reja, që më parë nuk kanë qenë të pranishëm te pacientët në shtetin tone, që mund të sugjerojë në futje të vazhdueshëm të rasteve të reja të KOVID-19 nga jashtë”, thuhet në raportin e Institutit për periudhën nga 8 deri 14 shkurt.

Në fakt, shkronjë për shkronje është shënuar e njëjta fjali edhe në raportin paraprak të ISHP-së nga 1 deri 7 shkurt. Në këtë raport është theksuar që nga 649 materiale që kanë ardhur në laboratorin e ASHAM-së, 56 kanë rezultuar pozitive me prani të variantit britanik, mirëpo nuk ka asnjë informatë për mutacionin nga Afrika Jugore ose nga Brazili.

Megjithëse studimi i ri i publikuar para disa ditëve në “New England Journal of Medicine” sugjeron që vaksina kundër kovid-19 e “Fajzer-Biontek” është mbrojtje e mirë edhe nga variantet е reja të koronavirusit, duke e përfshirë edhe jugoafrikan, lajmet e tilla nuk ndjellin shpresë të madhe te ekspertët.

Duke i komentuar ngjarjet e këtilla, epidemiologu prof. d-r Dragan Danillovski, thotë që, sipas informatave që i ka, vaksinat dhe imuniteti i fituar në mënyrë natyrale janë efektive te mutacioni që e ka origjinën nga Afrika Jugore, megjithëse në formë të reduktuar, ndërsa te variant Brazilian, shumë më pak.

Ai e citon studimin laboratorik në “New England Journal of Medicine”, të publikuar të mërkurën e kaluar, që tregon që variant jugoafrikan mund ta ulë mbrojtjen me antitruptha të vaksinës së “Fajzer” për dy të tretat. Mirëpo, vlen të përmendet që megjithëse numri i antitrupthave është më i vogël, kjo nuk donë të thotë që vaksina nuë është efikase kundër virusit.

“Për llojin brazilian nuk ka të dhëna të sakta, mirëpo reduktimi është shumë më i madh”, thotë Danillovski. Ai nuk beson që këto dy mutacione do të ishin shfaqur te ne në ndonjë të ardhme të afërt.

“Por, asnjëherë nuk dihet. Mbrojtja më e mirë është sa më shpejtë, pjesë sa më e madhe e popullatës të fitojë imunitet kundër variantit të pranishëm te ne. Kjo, megjithatë, do të jetë barrierë e fortë”, thotë Danillovski.

Kolegu i tij, profesori mikrobiolog Nikolla Panovski shpreson që mutacioni britanik që po përhapet gjithnjë e më tepër në Maqedoni, do të parandalojë përhapjen e dy mutacioneve tjera, edhe më të rrezikshme.

Sipas analizës së “Shpigel” lajmi i mirë është që vaksinat të cilat tani janë në dispozicion sigurojnë mbrojtje të mjaftueshme nga varianti B.1.1.7 (Varianti britanik i virusit) me rënie të vogla në efikasitet.

“Mirëpo, varianti B.1.351 nga Afrika Jugore dhe P.1 nga Brazili, të ashtuquajturit ‘escape’ mutacione janë problem më i madh. Të dy variantet e SARS-CoV-2 kanë mutacion tjetër në gjenomin e tyre: E484K. Sikur në ndonjë horror film, specialistët amerikan për sëmundje infektive i quajnë ‘eeek’ mutacione”, shkruan Shpigel.

Përkatësisht, eksperimentet e bëra në Afrikën Jugore kanë treguar që ky mutacion e ndihmon virusin ta mashtrojë sistemin e imunitetit.

Hulumtuesit i kanë përzier viruset me mutacion nga gjaku i pacientëve të cilët kanë kaluar kovid-19.

Antitrupat nga sëmundja e kaluar i kanë bërë mutacionet të parrezikshëm vetëm në masë të ulët, që donë të thotë se mutacioni jugafrikan mund të infektojë persona të cilët kanë qenë të sëmurë nga KOVID-19 ose kanë qenë të infektuar me SARS-CoV-2, përkatësisht persona për të cilët është konsideruar që kanë imunitet. Kjo donë të thotë që trajtimet që përdorin antitrupa monoklonal më nuk funksionojnë, si dhe që vaksinat në dispozicion janë të sigurta në masë më të vogël.

Në anën tjetër, për nevojat e studimit „New England Journal of Medicine“, hulumtuesit nga “Fajzer” kanë përpunuar versione gjenetike të virusit për të mbajtur disa nga mutacionet e detektuara në variantin B.1.351. Ata i kanë testuar nëpërmjet mostrave që janë marrë nga gjaku i 15 personave që kanë pranuar dy doza vaksina “Fajzer-Biontek”. Derisa mostrat e serumit të gjakut kanë prodhuar aktivitet më të ulët neutralizuar të antitrupit, megjithatë kjo do të ishte e mjaftueshme të neutralizohet virusi. Megjithëse hulumtuesit kanë përmendur që ende nuk dinë saktë çfarë niveli i neutralizimit nevojitet për mbrojtje nga kovid-19 ose infeksioni, përvoja e tyre me vaksina tjera u sugjeron që vaksina e “Fajzer” ofron mbrojtje relativisht të mirë të variantit të ri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat