Fëmijët që ngurojnë të flasin për prindërit edhe kur keqtrajtohen; Çfarë ndiejnë brenda vetes?

Shëndetësia

Fëmijët që ngurojnë të flasin për prindërit edhe kur keqtrajtohen; Çfarë ndiejnë brenda vetes?

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Fëmija bën gjithçka mundet që ti bindet që të mos provojë më atë frikë që i vjen nga situata të caktuara të prindërve.

Ngurimi i fëmijëvë për të folur për prindërit, për të treguar se ata e keqtrajtojnë, tashmë është i njohur e i studiuar mirë në të gjitha shtresat e shoqërisë, shkruan pediatrja Lira Gjika.

John Bowlby qe i pari që e trajtoi këtë problem të marëdhënies prind fëmijë dhe në një nga librat e tij “ngjitje dhe humbje”, shkruan:

-Jo vetëm që fëmijët kanë frikë nga ajo që prindërit mund të thonë apo u bëjnë, nëse zbulojnë që fëmija “i ka spiunuar”, por ata kanë një frikë aq të madhe, deri aty, sa dyshojnë edhe te vetja për të thënë atë që ndjejnë dhe mendojnë për sjelljen e keqe, apo të rëndë, apo të tmerrshme që prindërit mund të ushtrojnë te ata.

Kështu fëmijët në mënyrë vullnetare përfshihen në këtë “betim” me veten që të heshtin edhe me atë, veten e tyre, edhe pse në të njëjtën kohë dëshirojnë me gjithë shpirt që dikush tu vijë në ndihmë.

-Prindërit nuk janë gjithë kohës të acaruar me fëmijën, madje kujdesen e u plotësojnë edhe kapriço apo teka, që shpesh është mirë të mendohen para se ti plotësojnë dhe këtu qëndron edhe vështirësia.

Studimet kanë treguar se mjafton një herë apo “rrallë e tek” siç shprehen rëndom vetë prindërit, që të mundësohet një gjëndje mosbesimi dhe frike që e “ngec” fëmijën si një ngërç në marrëdhënie me prindin.

Ai, fëmija bën gjithçka mundet që ti bindet që të mos provojë më atë frikë që i vjen nga situata të caktuara të prindërve.

Pasiguria e bën fëmijën që të heshtë dhe kështu ndërtohet distanca me prindërit apo murret e heshtjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat