A do të ketë vaksinë të kombinuar kundër gripit dhe COVID-it në të njëjtën kohë?

Shëndetësia

A do të ketë vaksinë të kombinuar kundër gripit dhe COVID-it në të njëjtën kohë?

Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:31
Ilustrim

Një vaksinë e kombinuar e gripit dhe koronavirusit mund të bëhet në të ardhmen e afërt, tha virologia kryesore britanike Wendy Barkley.

Barkley është shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Royal College në Londër dhe ajo u tha deputetëve britanikë se skenari më i mundshëm është që ajo të jetë në gjendje të kombinojë vaksinën e gripit sezonal me vaksinën antiCOVID, transmeton CNN.

"Viti i ardhshëm do të na tregojë më shumë për epidemiologjinë dhe mënyrën se si mund të frenohen llojet e reja të COVID-it, sa shpejt ato mund të pësojnë mutacione dhe të shtyjë të modifikojmë vaksinat.

Ne gjithashtu e dimë sa zgjasin vaksinat aktuale, kështu që do të jetë e qartë se sa kohë do të jetë e nevojshme për t'i forcuar ato”, tha Barkley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat