Asnjëherë mos merrni antibiotikë me këto pije

Shëndetësia

Asnjëherë mos merrni antibiotikë me këto pije

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Antibiotikët janë një nga arritjet më të rëndësishme mjekësore të shekullit XX,të cilat trajtojnë infeksione bakteriale, kështu që janë ndër barnat më të përshkruara.

Sidoqoftë, dihet që bakteret mund të bëhen rezistuese ndaj antibiotikëve dhe kjo ndodh nëse i merrni kur nuk ju duhen, nëse doza është shumë e lartë ose nëse terapia është shumë e gjatë.

Përveç kësaj, përzierja e antibiotikëve dhe disa pijeve mund të ketë efekte anësore.

Alkooli
Alkooli nuk duhet të pihet me asnjë ilaç sepse ndërveprimi mund të jetë i rrezikshëm, paralajmëron Thomas Lescher, një specialist për sëmundjet infektive dhe tropikale dhe një anëtar i Shoqatës së internistëve gjermanë.

Alkooli mund të rrisë ose ulë efektin e barnave, dhe barnat mund të rrisin efektin e alkoolit. Antibiotikët nuk bëjnë përjashtim.

Qumësht
Qumështi dhe produktet e tjera të qumështit prishin metabolizmin e ilaçeve, kryesisht për shkak të pranisë së kalciumit. “Kalciumi anulon efektet e shumë ilaçeve, veçanërisht të antibiotikëve”, pohon Ursula Sellerberg, nga Dhoma Gjermane e Farmacistëve, raporton Hina.

“Disa agjentë antibakterialë lidhen me kalciumin në zorrë dhe krijojnë molekula komplekse që janë aq të qëndrueshme sa nuk mund të depërtojnë në murin e zorrëve në qarkullimin e gjakut”, shpjegoi ajo. Selerberg këshillon të shmangni produktet e qumështit dy orë para dhe pas marrjes së antibiotikëve.

Ujë i gazuar
Uji i gazuar përmban shumë minerale si kalcium, hekur dhe magnez. Ashtu si në rastin e kalciumit në qumësht, mineralet mund të lidhen me përbërësit aktivë të antibiotikëve dhe t’i kthejnë ato në përbërës joefektivë.

Prandaj, uji i gazuar duhet të shmanget dy orë para dhe pas antibiotikëve. “Është gjithmonë një mundësi më e sigurt për të pirë ilaçin me një gotë ujë çezme”, tha Selerberg.

Lëngjet e frutave duhet të shmangen para marrjes së antibiotikëve. “Ato përmbajnë disa frenues të enzimave që mund të prishin metabolizmin e disa ilaçeve në zorrët dhe mëlçinë”, shpjegoi mjeku, shkruan KP.

Kafe
Efekti i pijeve stimuluese si kafe, çaj i zi dhe jeshil, Coca-Cola ose pije energjike mund të rritet me përdorimin e antibiotikëve, të cilat mund të rezultojnë në një rrahje të shpejtë të zemrës dhe vështirësi në gjumë.

Dhe së fundmi, cila është koha më e mirë për të përdorur antibiotikë, para, gjatë ose pas vaktit?

Nuk ka ndonjë rregull të përgjithshëm, thotë Selerberg. Disa, të tilla si ampicilina, duhet të merren një orë para ngrënies, dhe të tjerët, të tilla si cefuroxime, pas një vakti të madh. Përgjigjja më e mirë për pyetjen se kur duhet të përdorni një antibiotik mund të jepet nga një mjek ose farmacist, përfundoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat