Bllokimi i arteries me kokrra xhelatine ndihmon të humbni në peshë

Shëndetësia

Bllokimi i arteries me kokrra xhelatine ndihmon të humbni në peshë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Bllokimi i një arterie në stomak me kokrra të vogla xhelatine mund të nxisë humbje të shpejtë në peshë, dhe mund të ofrojnë një alternativë më pak invazive për kirurgji të stomakut.

Procedura e re, që është testuar te universiteti "Johns Hopkins" në Amerikë, është zhvilluar, pasi që është zbuluar se njerëzit me trajtimin e një arteries së bllokuar për gjendje apo sëmundje të tjera, kishin humbur deri në dhjetë për qind të peshës së tyre trupore.

Studimet në kafshë apo ashtu kanë dhënë rezultate të ngjashme, përderisa studiuesit theksojnë se kjo teknikë do të mund t'ju ndihmonte pacientëve të humbin deri në 20 kilogramë brenda një periudhe kohore prej gjashtë muajsh. Rreth një në katër të rritur dhe rreth një në pesë fëmijë nga mosha dhjetë deri në moshën njëmbëdhjetë vjeçe në Britani, janë me mbipeshë.

Opsionet aktuale kirurgjikale përfshijnë shtrëngimin e barkut ose "bypass", që stomakun e bëjnë më të vogël, kështu që pacientët të ndihen plot, ose të ngopur, pasi të kenë konsumuar më pak ushqim se sa zakonisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat