Këto janë tre infeksionet që mund të shkaktojnë abortim

Shëndetësia

Këto janë tre infeksionet që mund të shkaktojnë abortim

Më: 5 mars 2021 Në ora: 10:38
Ilustrim

Megjithëse është e vështirë të përcakohet se çfarë shkakton një humbje të shtatzënisë, janë edhe disa infeksione që shoqërohen me një rrezik të lartë për abortim.

Është e rëndësishme që të merrni masa paraprake për të ulur rrezikun nga prekja e një infeksioni gjatë shtatzënisë shkruan VeryWellFamily,.

Deri më tani, ekspertët kanë bërë të ditur se shkaku i zakonshëm i humbjes së shtatzënisë janë anomalitë kromozomale.

Infeksionet e përmenduara më poshtë mund të mos jenë ndër shkaqet e zakonshme të humbjes së një shtatzënise, mirëpo disa mund të sjellin efekte negative.

Vaginoza bakteriale (BV)

Vaginoza bakteriale është prezenca e numrit të lartë të bakterieve, duke përfshirë ureaplazmën dhe mikroplazmën.Simptomat mund të jenë të lehta dhe BV shpesh nuk kërkon trajtim për gratë shtatzëna.

Gjatë periudhës së shtatzënisë është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj në identifikimin e shenjave të para të këtij infeksioni.

Klamidia

Klamidia është një nga infeksionet e zakonshme që transmetohen seksualisht.Nëse nuk trajtohet, ajo mund të çojë deri në sëmundjen inflamatore të legenit (PID).

Disa studime të vitit 2011 kanë bërë të ditur se klamidia mund të kontribuojë në abort në tremujorin e parë.

Gonorrea

Edhe pse nuk ka prova të mjaftueshme, dyshohet se gonorrea shkakton humbje të shtatzënisë.Simptomat përfshijnë shkarkim vaginal dhe dhimbje në urinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat