Shtatë shkaktarët e fshehur të migrenës

Shëndetësia

Shtatë shkaktarët e fshehur të migrenës

Më: 6 mars 2021 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Studimet thonë se me gjasë, dhimbjet manifestohen si pasojë e ndryshimeve jo normale në biokiminë e trurit që nxisin më pas inflamacionin. Ky i fundit pasohet nga enjtja e enëve të gjakut dhe presion të nervave

Migrena nuk është thjesht një dhimbje e keqe koke. Kur njeriu vuan nga migrena, përballet me dhimbje të mprehta e të forta që prekin sytë, veshët, kokën dhe që shkaktojnë të përziera, të vjella, ndjeshmëri ndaj dritës dhe tingujve por edhe mjegullim të shikimit.

Episodet e migrenës mund të zgjasin për disa orë, por edhe për disa ditë. Në rrethin e ekspertëve mjekësorë ka shumë pikëpyetje mbi shkaqet e mirëfillta të migrenës. Megjithatë, studimet thonë se me gjasë, dhimbjet manifestohen si pasojë e ndryshimeve jo normale në biokiminë e trurit që nxisin më pas inflamacionin. Ky i fundit pasohet nga enjtja e enëve të gjakut dhe presion të nervave. Të dhënat e ekspertëve të AgroWeb.org thonë se përveç faktorit gjenetik, ky problem prek gratë tre herë më shumë se burrat. Në AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet dhe pijet që nxisin episodet e migrenës.
Alkooli.

Ekspertët thonë se edhe një sasi e vogël alkooli mund të nxisë migrenën. Ajo zgjeron enët e gjakut dhe rrit tensionin e tij. Për më tepër, alkooli ka efekt dehidratues dhe shkakton prishjen e ekuilibrave kimike në tru. Ndër pijet alkoolike më nxitëse të migrenës është vera e kuqe.

Kafeina. Njerëzit që vuajnë nga migrena, rëndom mendojnë se kafeina është problematike. Për pasojë ato heqin dorë prej saj. Nga ana tjetër, në rastin e dhimbjeve të thjeshta të kokës, kafeina ka efekt zbutës. Kjo i ka shtyrë ekspertët të besojnë se heqja dorë nga kafeina mund të jetë shkaku i episodeve të migrenës.

Gjumi problematik. Problemet me gjumin ose orët e pakta të tij (5-6) shkaktojnë luhatje të niveleve të hormoneve në trup, gjë që nxit shfaqjen e migrenës. Ajo që konsiderohet si faktori më nxitës i migrenës është mungesa e një rutine strikte të gjumit. Pra, nëse njeriu fle një ditë pesë orë e një ditë tjetër 11 orë, nuk ka një rutinë të mirëfilltë e të shëndetshme gjumi.

Stresi. Ndryshimet hormonale në tru si pasojë e stresit përbëjnë një buton për ndezjen e dhimbjes së migrenës. Shumë njerëz që vuajnë prej saj thonë se sa herë që kanë përjetuar stres, në përfundim të tij, janë goditur nga migrena.

Ankthi. Migrena është një problem që prek shumë edhe njerëzit që vuajnë nga ankthi dhe luhatjet e humorit. Ndonëse arsyeja e mirëfilltë nuk dihet akoma, mjekët kanë vënë re se ilaçet kundër migrenës kanë si funksion të dytë edhe luftimin e depresionit dhe ankthit. Mjekët besojnë se kjo ka të bëjë me hormonet të cilat luajnë një rol kyç edhe tek migrena.

Ushqimet. Ka sugjerime, sipas të cilave, ushqimet me përmbajtje histamine, siç është djathi i vjetruar apo disa mishra, kanë tendencën të shkaktojnë migrenë, por kjo nuk është një rregull i përgjithshëm që vlen për të gjithë. Mënyra më e mirë për të kuptuar rolin e ushqimeve dhe migrenës është mbajtja e një ditari ushqimor dhe vëmendja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat