Nëse ju plasariten buzë, kjo është zgjidhja

Shëndetësia

Nëse ju plasariten buzë, kjo është zgjidhja

Më: 9 mars 2021 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Një balsam buzësh është i domosdoshëm jo vetëm gjatë dimirit, por edhe në pranverë, kur lëkura përballet me plasaritjet e buzëve për shkak të ndryshimeve të motit, ambienteve shumë të ngrohta dhe problemeve të ndryshme me gojën.

Produkti më efikas në këtë rast do të ishte një balsam i përgatitur në shtëpi me produkte krejtësisht natyrale.

Përbërësit:

50 ml vaj bimor sipas dëshirës (jojoba, argan, karite, avokado, recin, luledielli)

2 lugë e ½ dyll bimor

6 pika vaj esencial rozmarine

1 lugë kafeje mjaltë

Në një banjëmari shkrini vajin vegjetal, dyllin dhe mjaltin.

Hiqeni nga zjarri, frulojeni dhe shtoni pikat e vajit esencial.

Vendoseni masën në një tubet buzëkuqi të mbaruar të cilin e keni pastruar mirë.

Mbajeni në frigorifer për 20 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat