Ju jeni gabim nëse mendoni që ky produkt është i shëndetshëm: Nutricionistja pohon se mund të dëmtojë seriozisht imunitetin!

Shëndetësia

Ju jeni gabim nëse mendoni që ky produkt është i shëndetshëm: Nutricionistja pohon se mund të dëmtojë seriozisht imunitetin!

Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Nëse përdoret shpesh, mund të çrregullojë seriozisht mikrobiomën dhe ekuilibrin në sistemin e tretjes, i cili është përgjegjës për gjithçka, nga pesha, imuniteti deri te gjendja shpirtërore

Edhe pse shumica besojnë se këta ëmbëltues u përkasin ushqimeve të shëndetshme, e vërteta është krejtësisht ndryshe.

“Është gabim i madh, veçanërisht nëse jeni duke marrë ëmbëltues artificialë pa kalori”, thotë nutricionistja Ali Miller.

Ëmbëltuesit artificialë mund të prishin seriozisht mikrobiomën dhe ekuilibrin në sistemin e tretjes, i cili është përgjegjës për gjithçka, nga pesha, imuniteti deri te gjendja shpirtërore.

Shumica i përdorin në kafe për ta bërë më të ëmbël dhe për të “mashtruar” ndjenjën e urisë.

Edhe pse kanë zero kalori, ëmbëltuesit përsëri mund të prishin përfitimet e rëndësishme të dietës. Dijeni që shija e sheqerit, madje edhe pa kalori, do t’i aktivizojë receptorët GLP-1 në gjuhë, të cilët do të stimulojnë sekretimin e insulinës edhe nëse nuk keni marrë kalori.

“Insulina ka një efekt shumë negativ në gjendje agjërimi dhe mund të çojë në një rënie të sheqerit në gjak, e cila, nga ana tjetër, do të ndikojë në gjendjen e humorit dhe energjisë”, shpjegoi Miller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat