Riinfektimi me Covid-19 është i rrallë, por më i zakonshëm tek këto mosha

Shëndetësia

Riinfektimi me Covid-19 është i rrallë, por më i zakonshëm tek këto mosha

Më: 18 mars 2021 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve që i kanë mbijetuar koronavirusit janë të mbrojtur për të paktën gjashtë muaj nga marrja e infeksionit përsëri, tregon një studim i fundit, por njerëzit e moshuar kanë më shumë të ngjarë të marrin infeksion përsëri sesa të rinjtë.

Një studim i botuar nga revista e njohur mjekësore The Lancet zbuloi se vetëm 0.65 për qind e njerëzve dolën pozitivë për herë të dytë, pasi ishin infektuar më parë gjatë valëve të para dhe të dyta të pandemisë në Danimarkë.

Por studimi zbuloi se personat mbi moshën 65 vjeç kanë vetëm 47 për qind mbrojtje kundër përsëritjes së infeksionit, krahasuar me 80 për qind mbrojtje tek të rinjtë, shkruan CNN.

Ri-infeksioni ka më pak të ngjarë të ndodh tek të rinjtë“Studimi ynë konfirmoi atë që shumë të tjerë kanë sugjeruar. Ri-infektimi me COVID-19 është më pak i zakonshëm tek njerëzit e rinj, të shëndetshëm, por njerëzit e moshuar janë në rrezik më të lartë për ta marrë atë përsëri”, tha Steen Ethelberg i Institutit Danum Statens Serum.

“Ndërsa të moshuarit kanë më shumë gjasa të kenë simptoma më serioze të sëmundjes dhe fatkeqësisht vdesin, gjetjet tona e bëjnë të qartë se sa e rëndësishme është të zbatohen politika për të mbrojtur të moshuarit gjatë një pandemie”, shtoi prezantimi i hulumtimit.

Autorët e studimit nuk gjetën që mbrojtja kundër ri-infeksionit zvogëlohet gjatë gjashtë muajve nga sëmundja, por theksojnë se duhen studime të mëtejshme për të përcaktuar mbrojtjen kundër ri-infektimit në variante të ndryshme të virusit.

Të dhënat që ishin objekt i analizës u mblodhën me ndihmën e Strategjisë Kombëtare të Testimit të Danimarkës, në të cilën 69 për qind e popullsisë, ose katër milionë njerëz, u testuan vitin e kaluar.

Duke komentuar rezultatet, profesorët e Kolegjit Imperial të Londrës, Rosemary Boyton dhe Danny Altmann thanë se rezultatet tregojnë mbrojtje më të dobët dhe janë më shqetësuese sesa disa studime të mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat