Sytë janë tregues të hershëm të sëmundjeve në zemër

Shëndetësia

Sytë janë tregues të hershëm të sëmundjeve në zemër

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Të kushtuarit të vëmendjes së veçantë për shëndetin e syve bëhet më thelbësore gjatë periudhës së plakjes, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e shëndetit në të parë.

Sytë mund të jenë gjithashtu tregues të shenjave të rëndësishme për gjërat që në fakt ndodhin në pjesët e ndryshme të trupit.

Sytë janë cilësuar përherë si “pasqyrë e shpirtit”, por sipas një studimi të fundit, ata janë me të vërtetë “dritaret për shëndetin” dhe janë veçanërisht të shkëlqyer për të zbuluar ndonjë shenjë të hershme ose problem esencial të ndërlidhur me problemet e zemrës.

Një nga arsyet pse mjekët i ekzaminojnë sytë gjatë kontrolleve të rregullta shëndetësore, sipas ekspertëve, është ngase kësisoj mund t’i dallojnë indet e trurit nëpërmjet retinës, si dhe qelizat e kuqe të gjakut dhe enët e ndryshme.

Një studim i kohëmëparshëm, i botuar në revistën shkencore “EClinical Medicine”, ka zbuluar se diktimi i lezioneve ishemike perivaskulare të retinës (RIPL) brenda syve është një tregues i sëmundjes së zemrës te pacientët.

Studiuesit në këtë përfundim kanë ardhur bazuar në disa faktorë, si ulja e qarkullimit të gjakut ose presioni i lartë i gjakut, të cilët shkaktojnë dëme të dukshme te enët e gjakut në sy – dhe ky është një tregues i hershëm i sëmundjes së zemrës.

Simptomat e RIPL-së përfshijnë gjithashtu humbjen e papritur dhe pa dhimbje të të parit, si dhe humbjen e përqendrimit në njërin ose te të dy sytë.

Mirëpo kjo nuk vlen vetëm për sëmundjet e zemrës. Sytë mund të japin një vështrim shumë më të thellë në zona të tjera të trupit, me shenja të ngjashme të qarta se diçka nuk shkon si duhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat