5 pasoja serioze që vijnë nga ngrënia e thonjve

Shëndetësia

5 pasoja serioze që vijnë nga ngrënia e thonjve

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Ngrënia e thonjve, ose siç njihet në gjuhën shkencore, onikofagjia, na prek të gjithëve në një moment të caktuar të jetës sonë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo. Personat që vuajnë prej saj kanë thonj shumë të hollë dhe të dobët, ndërsa ata vetë kanë një lloj dëshire të pakontrollueshme për t’i ngacmuar me dhëmbë apo për t’i ngrënë.

Është një zakon i vështirë për t’u hequr, pavarësisht nëse ka filluar në fëmijëri apo më vonë. Shkaqet e onikofagjisë mund të jenë të shumta, por është e rëndësishme t’i identifikoni që në fillim në mënyrë që të gjeni zgjidhjen e duhur për këtë problem. Ky zakon fillon nganjëherë në fëmijëri nga mërzia apo thjesht sepse keni uri, por personat mund ta ruajnë zakonin e ngrënies së thonjve deri në moshë të rritur. Kur onikofagjia shfaqet më vonë, shkaqet janë më shumë të lidhura me stresin, punën, gjendjen ekonomike, ose jetën në familje.

Ndodh nganjëherë edhe të hani thonjtë pa qenë i ndërgjegjshëm, kur jeni në gjumë, madje ka fëmijë që hanë edhe thonjtë e këmbëve. Onikofagjia nuk dëmton vetëm bukurinë e duarve; ajo mund të ketë pasoja në shëndet, por edhe në jetën tonë shoqërore. Disa persona i hanë thonjtë derisa u del gjak. Kjo bën që majat e gishtave të jenë të kuq, të dhembin dhe lëkurëzat të gjakosen. Transmetimi i mikrobeve nga goja në dorë dhe nga dora në gojë, mund të shkaktojë infeksione në rrënjë të thoit ose në gojë. Në disa raste ekstreme, majat e gishtave zënë qelb etj, më poshtë LIVING do t’ju njohë me 5 pasojat e kafshimit të thonjve: .

1.Pengon rritjen normale të tyre: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasoja e parë e ngrënies së thonjve lidhet drejtpërdrejt me rritjen normale të tyre. Duke i ngrënë vazhdimisht, thonjtë tuaj nuk rriten në mënyrë të njëtrajtshme dhe do të thyhen e petëzohen më lehtë.

2.Ndikon në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme bakteriale: Duke qenë se duart janë vazhdimisht në kontakt me objekte të ndryshme, është mëse logjike që në thonjtë e dëmtuar të rriten baktere dhe mikroorganizma të ndryshëm. Salmonela dhe Escherichia coli janë dy prej sëmundjeve që zhvillohen më së shumti si pasojë e kontaktit të thonjve me ushqimet e pagatuara.

3.Dëmton dhëmbët: Përveç dhimbjes si pasojë e copëzimit të tyre deri në rrëzë, kur hani thonjtë ju dëmtoni po ashtu edhe dhëmbët duke i zhveshur nga shtresa natyrale e zmalitit, por shpeshherë edhe duke infektuar mishrat e dhëmbëve.

4.Shkaton dhimbje të artikulacioneve: Ndonëse mund t’ju duket e çuditshme, ngrënia e thonjve mund të shkaktojë dhimbje të qafës dhe dhëmballave si pasojë e sforcimit të kafshimit.

5.Rrit probabilitetin që të prekeni nga Paronikia: Personat që hanë thonjtë janë më të predispozuar për t’u prekur nga Paronikia, një infeksion që zhvillohet në skajin e thonjve të gishtave të duarve. Paronikia shkaktohet më shpesh nga një baktere e zakonshme e lëkurës që depërton lëkurën rrth thoit të dëmtuar nga një traumë si kafshimi, thithja e gishtave etj. Paronikia fillon si një skuqje dhe enjtje rreth thoit, shoqëruar me dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj prekjes dhe grumbullim qelbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat