Kanceri i veshkave është më i vështiri për t’u zbuluar, këto janë shenjat

Shëndetësia

Kanceri i veshkave është më i vështiri për t’u zbuluar, këto janë shenjat

Më: 9 prill 2021 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Veshkat filtrojnë gjakun dhe prodhojnë urinë, e cila nxjerr substanca të dëmshme nga organizmi, kështu që funksioni i tyre është shumë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm

Kanceri i veshkave po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, ndërsa simptomat ndonjëherë mund të jenë të fshehura mirë.

Ekzistojnë disa lloje të kancerit të veshkave, dhe midis tyre, më i shpeshti është karcinoma e qelizave të veshkave, i cili përbën rreth 85% të të gjitha rasteve.

Faktorët e rrezikut

Shkaku i saktë i kancerit të veshkave është i panjohur. Sidoqoftë, me studime të ndryshme janë veçuar disa nga faktorët e mundshëm të rrezikut.

Njerëzit që pinë duhan, janë obezë dhe kanë presion të lartë të gjakut janë në rrezikun më të lartë të zhvillimit të kancerit të veshkave, thonë mjekët.

Gurët në veshka, pezmatimi kronik i veshkave, por edhe ekspozimi ndaj disa kimikateve kontribuojnë në zhvillimin e kancerit të veshkave.

Kanceri i hershëm i veshkave shpesh nuk ka kurrfarë simptomash.

Shenjat paralajmëruese

▪ Gjak në urinë
▪ Dhimbje të mesit
▪ Dhimbje e kockave
▪ Humbje e paarsyeshme në peshë
▪ Plogështi, lodhje
▪ Temperaturë të kohëpaskohshme
▪ Ethe me ndërprerje
▪ Te burrat, fryrje të venave në testikujt
▪ Fryrje në qafën tuaj
▪ Një gungë poshtë shpinës

Faktorët predispozues

▪ Mosha. Njerëzit në moshë janë më të predispozuar për kancer të veshkave
▪ Pirja e duhanit
▪ Obeziteti
▪ Tensioni i lartë i gjakut
▪ Trajtimi i insuficiencës renale kronike. Pacientet në dializë për një kohë të gjatë, janë më të rrezikuar ndaj kancerit të veshkës
▪ Disa sindroma të trashëguara: Sëmundje të tjera gjenetike si sëmundja von Hippel-Lindau, sindromi Birt-Hogg-Dube, ose sindromi Cowden, mund të rrisin riskun për kancer renal.

Diagnostikimi

Për diagnostikim të kancerit të veshkave përdorën:

▪ Analiza e urinës
▪ Analiza e gjakut
▪ Tomografia e kompjuterizuar (CT)
▪ Rezonanca magnetike (MRI)
▪ Biopsia dhe analiza histopatologjike

Mjekimi

Bashkë me mjekun tuaj do të vendosni për trajtimin më të mirë për mjekim, që varet nga shumë faktorë, siç është gjendja e përgjithshme shëndetësore, tipi, stadiumi dhe përhapja e sëmundjes.

Intervenimi kirurgjik është trajtimi i parë që aplikohet, por bëhet edhe kombinim me radioterapi, kimioterapi dhe imunoterapi.

Pasi që veshkat janë organ çift, është e mundur që të hiqet veshka, pa u çrregulluar shëndeti i përgjithshëm, nëse njëra veshkë është në rregull. Në shumë raste të mjekimit te pacientët nevojitet qasje multidisiplinore.

Pas përfundimit të trajtimit të kancerit në veshka, pacienti duhet të bëjë kontrolle të rregullta.

Parandalimi

Hiqni dorë nga duhani, mbajeni peshën trupore normale, bëjuni aktiv fizikisht, kontrolloni rregullisht presionin e gjakut dhe një herë në vjet viziton urologun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat