Sinkroniteti dhe meditimi, magjia që na lidh me hyjnoren

Shëndetësia

Sinkroniteti dhe meditimi, magjia që na lidh me hyjnoren

Më: 11 prill 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

.Shumë shkencëtarë besojnë se jetojmë në një univers të matricës shumëdimensionale, ku të gjithë jemi të lidhur, dhe ku mendja është “komandanti i përgjithshëm” i gjithçkaje që përjetojmë. Sinkroniteti sigurisht që përshtatet mirë me këtë paradigmë të mendimit.

Duke vepruar si një urë lidhëse midis botës tuaj të brendshme dhe të jashtme, këto rastësi “magjike” shprehin me të vërtetë natyrën ëndërruese të realitetit tonë zgjues. Do të përpiqemi të shpjegojmë se çfarë nënkupton njëkohësia e ngjarjeve, si mund të viheni në sintoni dhe ta shfrytëzoni me sukses këtë ligj të fuqishëm universal.

Çfarë është sinkroniteti?

1:Me pak fjalë, sinkronizim është shfaqja e njëkohshme e dy ose më shumë ngjarjeve në dukje të palidhura. Të shohësh orën 11:11 ose 22:22 një herë nuk është ndonjë gjë, por ta shohësh disa herë bëhet statistikisht domethënëse.

Rastësi të ngjashme duken absolutisht të pashpjegueshme, duke e bërë sinkronitetin një ngjarje magjike dhe stimuluese të jetës tonë. 

2:Kur përjetoni sinkronizim të thellë, duhet të përjetoni një ndjenjë qëllimi dhe kuptimi në jetën tuaj. Duhet të keni ndjesinë e të qenit në rrugën e duhur, por jo vetëm, për t’u udhëhequr nga universi. Gjatë sinkronitetit, udhëzuesi juaj më i lartë personal ose shpirtëror po ju thotë të merrni aktin hyjnor pikërisht në atë moment. T’i kushtosh vëmendje mendimeve tuaja në momentin e sinkronizmit është shumë e dobishme. Të vazhdosh përgjatë rrugës sinkronike do t’ju vendosë më tej me energjinë universale, duke e shndërruar jetën tuaj në mënyra që nuk mund t’i kuptoni.

3:Meditimi është çelësi për të arritur gjendjen e duhur për një jetë të sinkronizuar. Kur rilidhesh me burimin e energjisë  (Fusha Kuantike sipas shkencës), ashtu sicc ndodh me meditimin, ndodhin shumë gjëra të dukshme: eliminohen pengesat mendore, efektet negative të stresit zbuten, ankthi zvogëlohet, trupi hyn në një gjendje relaksi duke ngadalësuar ritmin e zemrës, duke stimuluar sistemin imunitar. Përfitimet e meditimit janë shumë të mëdha. Ndërsa meditimi ndryshon në mënyrë të dobishme trupin dhe mendjen tuaj, do të ndjeni gjithashtu gjendjen tuaj shpirtërore në një nivel / dridhje më të lartë. Pavarësisht prejardhjes suaj fetare ose shpirtërore, meditimi do t’ju lidhë më tej me hyjnoren, duke ju siguruar që të qëndroni në sinkron.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat