Dhimbja e shpinës mund të jetë një simptomë e Covid-19

Shëndetësia

Dhimbja e shpinës mund të jetë një simptomë e Covid-19

Më: 11 prill 2021 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Koronavirusi SARS-CoV-2 është një patogjen i frymëmarrjes, por infeksioni që shkakton mund të prekë praktikisht çdo organ dhe ind në trupin tonë. Midis shumë simptomave të vëzhguara nga mjekët ekziston edhe dhimbja e shpinës, e cila mund të jetë e vetmja e pranishme dhe gjithashtu aq e fortë sa të kërkojë shtrimin në spital.

Dhimbja e muskujve mund të jetë shumë e fortë dhe të shfaqet “veçanërisht tek gratë, madje edhe tek ato të reja”. Specialisti shton se ato manifestohen “veçanërisht në fazën e gripit të sëmundjes”, dhe për këtë arsye në atë fillestare.

Në disa raste, dhimbja e shpinës mund të jetë ndër simptomat më të dhimbshme dhe dobësuese të infeksionit, dhe madje të mos shoqërohet nga manifestime të tjera tipike të një sëmundjeje të frymëmarrjes, të tilla si ethe  dhe kollë.

Mbi të gjitha, është treguar se sëmundja mund të prekë direkt ose indirekt praktikisht çdo organ dhe ind të trupit tonë, për shembull përmes mpiksjes së gjakut ose një procesi të gjerë inflamator.

Sipas dokumentit “Raporti i Misionit të Përbashkët të OBSH-Kinë mbi Sëmundjen e Koronavirusit 2019 (COVID-19)” botuar vitin e kaluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 15 përqind e më shumë se 50,000 pacientëve të përfshirë në analizë përjetuan dhimbje të muskujve dhe shpesh ishte dhimbje shpine me intensitet të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat