Receta që po habit dhe mjekët, katër arsyet pse duhet të pini qumësht me hudhra

Shëndetësia

Receta që po habit dhe mjekët, katër arsyet pse duhet të pini qumësht me hudhra

Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Vazhdimisht është folur për hudhrën, për vlerat e saj ushqyese, për shijen e shkëlqyer që u jep gjellërave e recetave të ndryshme. Por keni menduar ndonjëherë ta përdorni me qumësht? Për shumë njerëz ideja mund të tingëllojë si diçka e çmendur, duke patur parasysh erën tipike të hudhrës, por sipas studimeve të fundit kjo recetë është shumë e dobishme për shëndetin e njeriut.

Përbërësit: • 500 ml qumësht • 10 thelpinj hudhër të qëruara • 2-3 lugë gjelle me sheqer • 250 ml ujë i ftohtë
Në një tenxhere të thellë shtoni ujin dhe hudhrën. Pasi të shihni fluskat e para të vlimit, shtoni hudhrën të cilën e keni grirë më parë dhe vazhdoni me përzierjen. Pas disa përzierjeve, ulni temeraturën dhe lëreni që një pjesë e masës të avullojë. Në fund filtrojeni dhe shtoni sheqerin për ta ëmbëlsuar.

Kjo pije magjike ndikon ndikon në përmirësimin e këtyre problemeve shëndetësore:
Astma: Në qoftë se konsumoni tre thelpinj hudhër çdo natë, ndihmoni rrugët e frymëmarrjes të çlirohen nga toksinat, duke lehtësuar në këtë mënyrë simptomat e astmës.

Verdhëza: Hudhra është e pasur me squfur, alicinë dhe selen. Këta tre përbërës aktivizojnë enzima të posaçme që eleminojnë toksinat nga organizmi. Konsumi i qumështit me hudhër ndihmon gjithashtu edhe të luftoni verdhëzën. Duke e konsumuar rregullist, verdhëza do të zhduket brenda katër ditësh.

Sëmundjet kardiake: Kjo pije ul nivelin e kolesterolit të keq LDL, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pengon koagulimin e gjakut.

Kolla: Hudhra ka efekte antibakteriale dhe ndihmon në kurimin e shumë patologjive. Një prej tyre është edhe kola e thatë. Nëse doni mund t’i shtoni edhe mjaltë dhe pas xhinxher për ta bërë akoma më efektiv veprimin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat