Covid-19: A është e sigurt të marrësh analgjetik pas vaksinës, këshilla nga ekspertët mjekësor

Shëndetësia

Covid-19: A është e sigurt të marrësh analgjetik pas vaksinës, këshilla nga ekspertët mjekësor

Më: 18 prill 2021 Në ora: 07:20
Ilustrim

Shumë njerëz mund të pyesin nëse mund të marrin paracetamol pas vaksinës së tyre Covid. Ja cilat janë këshillat zyrtare.

Efektet anësore të vaksinave të koronavirusit kanë qenë një temë e nxehtë, me shumë njerëz që pyesin nëse është e sigurt të marrësh paracetamol për të lehtësuar simptomat shkruan Express.co.uk.

Sipas NHS, nëse ndiheni të pakëndshëm pas vaksinimit, mund të merrni paracetamol.

“Sigurohuni që të merrni paracetamol siç udhëzohet në fletën udhëzuese”, këshillon trupi shëndetësor.

Është e rëndësishme të theksohet se është normale të përjetosh efekte anësore pas vaksinës.

Ajo tregon se vaksina po mëson sistemin imunitar të trupit tuaj se si të mbrohet nga sëmundja, megjithatë jo të gjithë i marrin ato.

Cilat janë efektet anësore të zakonshme?

Efektet anësore shumë të zakonshme në ditën e parë ose të dytë përfshijnë:

– një ndjenjë të dhimbshme në krahun ku keni marr injeksionin tuaj.

– ndjenja e lodhjes.

– dhimbje koke, ose dhe të dridhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat