Shenjat, të cilat tregojnë se jeni diabetik

Shëndetësia

Shenjat, të cilat tregojnë se jeni diabetik

Më: 27 prill 2021 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Me anë të kontrollimeve sistematike shëndetësore mund ta zbuloni diabetin me kohë dhe të filloni me terapi adekuate. Simptomat e diabetit shpesh nuk vërehen me kohë.

Nëse nuk mjekohet, diabeti mund të ketë pasoja serioze për shëndet. Simptomat e para të sëmundjes në fjalë janë urinimi i shpeshtuar, si dhe nevoja e rritur për ujë.

Rritja e ndjenjës së urisë është edhe një shenjë e diabetit, e cila shkaktohet nga ndryshimi i përqendrimit të sheqerit në gjak. Një shenjë tjetër e hershme e diabetit është edhe lodhja kronike, por edhe ndryshimet e shpejta në peshë (shtimi, apo humbja e shpejtë e peshës trupore).

Ndonjëherë, ndër simptomat e para të diabetit mund të jetë edhe çrregullimi i shikimit, pastaj tharja e lëkurës, apo dobësimi i qarkullimit. Lëkura më e errët në qafë, apo sqetulla, mund të jetë shenjë e rezistencës në insulinë, si dhe e nivelit të lartë të sheqerit në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat