Kafja me miqtë, antidoti më i mirë për stresin dhe depresionin

Shëndetësia

Kafja me miqtë, antidoti më i mirë për stresin dhe depresionin

Më: 29 prill 2021 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Jeta jonë e përditshme shpesh nuk është në një shkallë njerëzore, pasi ritmi është aq i shpejtë sa në shumicën e kohës është kundër dëshirës sonë. 

Nuk është rastësi që tani ekziston një frekuencë në rritje e rraskapitjes, domethënë një gjendje e rraskapitjes së plotë, e cila akoma nuk është karakterizuar si sëmundje, por si një vestibulë (paradhomë) e kushteve mendore patologjike.

Njerëzit nuk kanë më kohë për të shijuar një hobi, miqtë e tyre ose akoma, të mos të bëjnë asgjë dhe të pushojnë. Ajo që ekspertët sugjerojnë është të pastrojmë mendjen dhe të shijojmë luksin e një kafeje me një mik/e. 

Ajo që dikur mund të dukej e gabuar si argëtim, të bërit asgjë, sot është një luks. Por një luks i domosdoshëm për të siguruar shëndetin fizik dhe mendor. Gëzimi është antidoti i stresit dhe depresionit.

Kështu që shkencëtarët sugjerojnë që anksiolitiku më i mirë është të dalim për kafe me miqtë tanë, të bisedojmë dhe të qeshim. 

Rituali i kafesë është një ushtrim terapeutik i të qenit i pranishëm. Të gjitha këto ndjenja të bukura do të mbeten në tru dhe do të jemi në gjendje t’i rivendosim ato edhe të nesërmen kur diçka na shkon keq.

Diçka kaq e thjeshtë dhe pozitive sa një takim me miqtë për të pirë kafe dhe për të folur për përvojat e ditës mund të jetë një nga aktivitetet më të mira për mendjen dhe zemrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat