6 vitamina esenciale për të cilat duhet patjetër të keni njohuri

Shëndetësia

6 vitamina esenciale për të cilat duhet patjetër të keni njohuri

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Trupi juaj ka nevojë për shumëllojshmëri të vitaminave dhe mineraleve për të qëndruar të shëndetshëm. Mungesa e tyre mund të shkaktoj probleme shëndetësore. Ushqimi që konsumojmë zakonisht në baza ditore nuk përmban vlerat ushqyese të nevojshme. Kjo nënkupton që ne duhet të bëjmë zgjedhje të duhura sa i përket përzgjedhjes së ushqimeve që konsumojmë dhe suplementeve që konsumojmë në mënyrë që të sigurojmë që të marrim vlera ushqyese dhe vitamina mjaftueshëm për të mbajtur shëndetin në nivel optimal.

Ne ju prezantojmë vitaminat e rëndësishme sipas alfabetit, funksionin e tyre në organizëm, ushqimet që përmbajnë këto vitamina dhe çrregullimet në organizëm si pasojë e mungesës së vitaminës specifike:

Vitamina A: Vitaminë fantastike për sy dhe lëkurë të shëndetshëm

Është e njohur tanimë që vitamina A është e mirë dhe ndikon pozitivisht në të pamurit. Vitamina A është gjithashtu esenciale për flokë, lëkurë dhe thonjë të shëndetshëm. Ndihmon rritjen dhe zhvillimin e flokëve, për formimin e lëkurës dhe eshtrave, mbështet sistemin imunitarë. Prandaj është e rëndësishme për ju të merrni sasi të mjaftueshme të vitaminës A.

Burimet më të mira të vitaminës A janë portokalli, karrota, vezët, kungulli, patatet e ëmbla, spinaqi, brokulli.

Mungesa e vitaminës A mund të shkaktoj problem me lëkurën, problem me të pamurit, sistem imunitarë të dobët, mos apsorbim të yndyrnave dhe problem me mëlçi. Ndihmoni trupin tuaj, shmangni pasojat e mungesës së kësaj vitamine, qëndroni të shëndetshëm duke përdorur Swanson Beta Carotene 10.000 IU 100 Softgel.

Vitamina B: Vitamina për Energji dhe Vitalitet

Secili vitamin i cili i përket grupit të vitaminave B të njohura si B-kompleks ka rrol kyç, të specializuar për ndonjë funksion të rëndësishëm në organizëm.

Përfitimet nga grupi i vitaminave B janë të shumëllojshme nga reduktimi i stresit ditor, rritja e energjisë, mbrojtja nga radikalet e lira, për funksionim të mirë nervor dhe mbështetje kardiovaskulare.

Simptomat e mungesës varet se nga cili vitamin i grupit B ka mungesë organizmi. Shenjat janë të ndryshme nga zbehja, marramendja deri te dobësimi i sistemit imunitarë.

Më poshtë është një listë e të gjitha vitaminave që i përkasin grupit të vitaminave B dhe ushqimet të cilat janë burim i tyre.

B1 (thiamin) – fasulet, bizelet, farat e lulediellit, bademat, drithërat dhe produktet e grurit

B2 (riboflavin) – vezët, bademat, arrat, mishi i derrit, farat e lulediellit, drithërat dhe produktet e grurit.

B3 (niacin) – fasulet, mish viçi, produktet e grurit, frutat e detit, bademat.

B5 (pantothenic acid) – avokadot, fasulet, brokuli, vezët, qumshti, kërpudhat

B6 (pyridoxine) – leblebiat, frutat (përveq agrumeve), patatet, salmoni, tuna.

B7 (biotin) – avokadot, lulelakër, vezët, frutat, salmoni.

B8 (inositol) – zemra e viçit, mëlçia, orizi i kafët, drithërat, perimet e gjelbra, frutat citrus, bademat.

B9 (folic acid) – shpargu, avokado, fasulet, bizelet, portokalli, perimet e gjelbra.

B12 – produktet e qumështit , vezët, mishi, frutat e detit.

Siç mund të shihni disa ushqime ofrojnë disa tipe të vitaminës B, por ju mbetet akoma për tu kujdesur se keni marrë mjaftueshëm. Të gjithë gamën e vitaminave B mund ti merrni me Swanson Super stress B-complex me vitamin C.

Vitamina C: Vitamina për forcimin e imunitetit, antioksidant dhe për shëndet të mirë në përgjithësi

Vitamina C është antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon organizmin të mbrohet nga radikalet e lira. Vitamina C gjithashtu ndihmon imunitetin dhe ndikon në formimin e kolagjenit i cili është komponent esencial në formimin dhe funksionimin e indeve lidhëse. Vitamina C gjithashtu ndihmon në apsorbimin më të mirë të vitaminave tjera.

Burimet e vitaminës C vijnë nga agrumet, kivi, brokoli, dredhëzat, shumica e frutave dhe perimeve. Ju gjithashtu mund ti shtoni dietës tuaj suplementet. Ne ju rekomandojme Swanson vitamin C 1000 mg me kaça.

Mungesa e vitaminës C shoqërohet me zbehje, lodhje, imunitet të dobët, dhimbje të nyjeve.

Vitamina D:  Vitamina për dhëmbë, eshtra të shëndoshë, imunitet të mirë

Vitamina D është e vetmja vitaminë e cila gjendet në listën e FDA për shqetësimin e shëndetit publik kjo pasi që 75 deri 90 % e popullatës në Amerikë kanë mungesë të vitaminës D. Vitamina D është esenciale për eshtra të fortë dhe për absorbim të mirë të kalciumit. Ajo gjithashtu rritë imunitetin, ndihmon në shëndetin kardiovaskular dhe sistemin nervor.

Vitamina D shpesh quhet edhe vitamin e diellit. Nëse nuk kaloni kohën e duhur në diell shanset që të keni mungesë të kësaj vitamine janë të mëdha. Burimet tjera janë vaji peshkut, vezët, kërpudhat, qumështi dhe cerealet.

Shenjat e mungesës së vitaminëss D janë eshtra të dobët, probleme kardiovaskulare, imunitet të dobët etj.

Ne ju rekomandojmë Swanson Vitamin D3 2000 IU 60 Softgel në kombinim me vaj kokosi për absorbim dhe efekt më të mirë.

Vitamina E: Vitamina me tipare të fuqishme antioksiduese dhe për imunitet të mirë

Vitamina E njihet për tiparet e saja antioksiduese. Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira, ndihmon sistemin imunitarë dhe shëndetin kardiovaskular. Gjithashtu ka efekt të mirë kundër plakjes pasi ndihmon lëkurën kundër rrudhave dhe e bënë lëkurën të shkëlqej.

Ushqimet e pasura me vitamin E janë vajrat e perimeve, bademat, farat e lulediellit, perimet e gjelbra.

Shenjat e mungesës së vitaminës përfshijnë dobësimi i sistemit imunitarë, problem me të pamurit.

Ne ju rekomandojmë Swanson Vitamin E 400 IU për të mbuluar nevojat ditore me këtë vitamin të rëndësishme.

Vitamina K: Vitaminë për shëndetin e gjakut dhe eshtrave

Përfitimet nga Vitamina K përfshijnë sistemin kardiovaskular si dhe për eshtra të fortë dhe të shëndoshë.

Perimet e gjelbërta si brokoli, kale, janë burim i mirë i vitaminës K. Nëse nuk konsumoni perime të gjelbëra ju rekomandojmë Swanson vitamin K-1 100 mcg

Shenjat e mungesës së vitaminës K përfshijnë problem me qarkullimin e gjakut dhe problem me eshtra.

A konsumoni mjaftueshëm vitamina alfabetike?

Në mënyrë ideale shumica e vitaminave dhe nutrientëve qe marrim duhet të vijë nga ngrënia e ushqimeve të shumëllojshme natyrale dhe ushqimi i papërpunuar, por realiteti është që shumica nga ne nuk hamë në atë mënyrë. Edhe nëse jeni të vetëdijshëm për përfitimet që vijnë nga vitaminat dhe jeni të përkushtuar që të ushqeheni shëndetshëm, mund të jetë gati e pamundur që ta monitoroni dozën tuaj ditore të vitaminave. Për këtë arsye ne rekomandojmë qe ta përmbushni dietën tuaj ose me vitamina individuale për të cilat keni nevojë ose me multivitamina për të përmbushur nevojat bazike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat