Pesë super-perimet, që duhet t'i hani këtë verë

Shëndetësia

Pesë super-perimet, që duhet t'i hani këtë verë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

FASULET EDAMAME PËR RRITJE TË ENERGJISË

Me një jetë të ngarkuar ditore, lodhja është një problem i shpeshtë, por jo edhe i atyre që në menynë e tyre kanë fasule të llojit edamame. Përpos që përmbajnë proteina, të cilat e ndihmojnë rritjen dhe mbajtjen e muskujve, këto fasule po ashtu e largojnë edhe lodhjen, meqë janë burim i disa vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë edhe hekurin, magnezin dhe folatet. Si të hahen: Hidhni fasulet edamame me bishtaja në sallata, apo konsumoni si gjellë të veçanta.

PATATET E ËMBLA PËR LËKURË TË SHËNDETSHME

Patatet e ëmbla kanë sasi të mëdha të beta-karotinës, e cila në organizëm shndërrohet në vitaminën A, e cila është esenciale për mbajtjen e lëkurës të shëndetshme. Mjaftojnë 80g të patateve të ëmbla që të na sigurojnë 63% të nevojave tona ditore për vitaminë A. Ato kanë edhe vitaminë C dhe mangan. Si të hahen: të freskëta, të pjekura në furrë dhe të ziera.

ALGAT DULSE PËR ESHTRA TË FORTË

Përpos që përmbajnë zink, këto alga janë të pasura edhe me kalcium, magnez dhe mangan, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e strukturës normale të eshtrave. Vetëm 30 g të këtyre algave, në gjendje të tharë, ofrojnë sasinë e nevojshme ditore të këtyre elementeve. Ato përmbajnë edhe jod. Si të hahen: zieni dhe shtoni në gjyveç, apo kombinoni edhe me peshq dhe vezë.

KËRPUDHAT ENOKI PËR NJË SISTEM TË SHËNDETSHËM NERVOR

Kërpudhat enoki përmbajnë vitaminat B1 dhe B3, ku që të dyja këto kanë rëndësi për funksionimin adekuat të sistemit nervor. Sasia prej 80 g ofron 35% të nevojave tona ditore për vitaminë B3 dhe 16% të nevojave tona ditore për vitaminën B1. Këto kërpudha me shije të ëmbël po ashtu e shtojnë shijen e specialiteteve të ndryshme. Si të hahen: grini në rizoto dhe pasta për një shije më të mirë.

LAKRA KOHLRABI PËR NËNAT E REJA

Lakra Kohlrabi përmban sasi të konsiderueshme të thartirës folike, e cila ka rëndësi të madhe në zhvillimin e embrionit, prandaj u preferohet grave shtatzëna. Ato përmbajnë edhe kalium, i cili është i rëndësishëm në mbajtjen e shtypjes normale të gjakut. Si të hahet: hani ashtu të freskëta, shtoni në sallata, apo piqni, duke i vënë anash në pjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat